Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Luka 10:25-36

Luka 10:25-36 AL1

Atëherë një mësues i ligjit u ngrit për ta vënë në provë Jezuin e i tha: «Mësues, çfarë duhet të bëj për të trashëguar jetën e amshuar?». Jezui i tha: «Çfarë shkruhet në ligj? Çfarë lexon atje?». Ai iu përgjigj: « Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde e me gjithë mendjen tënde dhe duaje të afërtin si veten ». Jezui i tha: «U përgjigje drejt. Bëj kështu e do të jetosh». Por ai, meqenëse donte t'i jepte të drejtë vetes, i tha Jezuit: «Kush është i afërti?». Jezui iu përgjigj: «Një njeri po zbriste nga Jerusalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve që e zhveshën, e rrahën e pastaj ikën dhe e lanë gjysmë të vdekur. Rastësisht një prift po zbriste asaj rruge dhe, kur e pa, kaloi në anën tjetër. Po kështu edhe një levit, kur arriti tek ai vend dhe e pa, kaloi në anën tjetër. Por një samaritan që po udhëtonte andej, iu afrua dhe kur e pa, ndjeu dhembshuri për të. Shkoi tek ai, i derdhi vaj e verë mbi plagë dhe ia lidhi. Pastaj e ngarkoi mbi kafshën e vet, e çoi në një bujtinë dhe u kujdes për të. Të nesërmen nxori dy denarë, ia dha të zotit të bujtinës e i tha: “Kujdesu për të dhe kur të kthehem, do të të paguaj për çfarë do të shpenzosh më tepër”. Cili prej këtyre të treve, mendon ti, u bë “i afërti” për atë që ra në duart e kusarëve?».

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë