Kjo është trashëgimia që morën izraelitët në tokën e Kanaanit, të cilën ua ndau prifti Eleazar, Jozuehu, biri i Nunit, e krerët e familjeve të fiseve të Izraelit. Trojet u ndanë me short, ashtu siç kishte urdhëruar ZOTI, përmes Moisiut, për nëntë fiset e për gjysmën e fisit të Manaseut. Dy fiseve e gjysmës tjetër të fisit të Manaseut Moisiu ia kishte dhënë trashëgiminë përtej Jordanit, ndërsa levitëve nuk u kishte dhënë asnjë trashëgimi. Pasardhësit e Jozefit ndahen në dy fise, në fisin e Manaseut e në fisin e Efraimit, ndërsa levitëve nuk iu dha tokë, përveç disa qyteteve për të banuar dhe kullotave për bagëtitë e gjënë e gjallë. Izraelitët e ndanë tokën siç e kishte urdhëruar ZOTI Moisiun.
Lexo Jozuehu 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jozuehu 14:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video