Jozueu 14:1-5
Jozueu 14:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kjo është trashëgimia që morën izraelitët në tokën e Kanaanit, të cilën ua ndau prifti Eleazar, Jozuehu, biri i Nunit, e krerët e familjeve të fiseve të Izraelit. Trojet u ndanë me short, ashtu siç kishte urdhëruar ZOTI, përmes Moisiut, për nëntë fiset e për gjysmën e fisit të Manaseut. Dy fiseve e gjysmës tjetër të fisit të Manaseut Moisiu ia kishte dhënë trashëgiminë përtej Jordanit, ndërsa levitëve nuk u kishte dhënë asnjë trashëgimi. Pasardhësit e Jozefit ndahen në dy fise, në fisin e Manaseut e në fisin e Efraimit, ndërsa levitëve nuk iu dha tokë, përveç disa qyteteve për të banuar dhe kullotave për bagëtitë e gjënë e gjallë. Izraelitët e ndanë tokën siç e kishte urdhëruar ZOTI Moisiun.
Jozueu 14:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Këto janë territoret që bijtë e Izraelit morën si trashëgimi në vendin e Kanaanit, dhe që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit u ndanë atyre si trashëgimi. Trashëgimia e tyre u vendos me short, ashtu si u kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit, sepse dy fiseve të tjera dhe gjysmës së fisit, Moisiu u kishte dhënë trashëgiminë e tyre matanë Jordanit; por nuk u kishte dhënë asnjë trashëgimi levitëve, sepse bijtë e Jozefit formonin dy fise, atë të Manasit dhe atë të Efraimit; levitëve nuk iu dha asnjë pjesë në vend, por vetëm disa qytete për të banuar bashkë me kullota për bagëtinë e tyre dhe pasuritë që kishin. Bijtë e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun dhe e ndanë vendin.