Unë do t'i kërkoj Atit t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që të jetë përherë me ju, Shpirtin e së vërtetës, të cilin bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e shikon e nuk e njeh. Ju e njihni, sepse qëndron pranë jush dhe do të jetë në ju. Nuk do t'ju lë jetimë. Do të vij te ju. Edhe pak e bota nuk do të më shohë më, ndërsa ju do të më shihni. Ju do të jetoni, sepse jetoj unë. Atë ditë ju do të kuptoni se unë jam në Atin tim, ju në mua e unë në ju. Kush i ka urdhërimet e mia e i zbaton ato, ai më do. Atë që më do mua, do ta dojë Ati im. Edhe unë do ta dua e do t'i shfaqem». Juda, jo Iskarioti, i tha: «Zot, përse do të na shfaqesh neve e jo botës?» Jezui i tha: «Kush më do mua do të zbatojë fjalën time. Ati im do ta dojë dhe unë e Ati do të vijmë e do të banojmë tek ai. Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia. Fjala që dëgjoni nuk është e imja, por e Atit që më dërgoi. Këto gjëra jua thashë sa jam ende me ju. Ngushëlluesi, Shpirti i shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, ai do t'ju mësojë gjithçka e do t'ju kujtojë gjithçka që ju thashë. Po ju lë paqen, po ju jap paqen time. Unë nuk jua jap paqen siç jua jep bota. Le të mos ju tronditet zemra, as të mos ju frikësohet!
Lexo Gjoni 14
Dëgjoj Gjoni 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 14:16-27
5 ditë
Perëndia dëshiron që besimtarët të ngjiten lart në fluturim mbi krahë besimi. Bibla është libri udhërrëfyes, personazhet e saj janë shembujt dhe Fryma e Shenjtë është mësuesi i kësaj jete me besim. Bibla është e mbushur me historitë e atyre që zgjodhën një jetë moskokëçarjeje dhe mosbindjeje, si dhe të atyre që u ngjitën lart në flutururim mbi krahët e një besimi të mahnitshëm.
14 ditë
Këto devocine ofrojnë kujtesa fuqizuese për t'ju frymëzuar dhe ndihmuar që ta bëni kohën me Perëndinë përparësinë tuaj kryesore dhe të ruani marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që kaloni më shumë kohë personale me Perëndinë.
2 Weeks
Jesus Himself said anyone who loves Him will obey His teaching. No matter what it costs us personally, our obedience matters to God. The "Obedience" reading plan walks through what the Scriptures say about obedience: How to maintain a mindset of integrity, the role of mercy, how obeying frees us and blesses our lives, and more.
15 Ditët
Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video