Ja, po vijnë ditët, kumton ZOTI, kur do të lartësoj një pinjoll të drejtë për Davidin. Ai do të mbretërojë si mbret e do të veprojë me mençuri, do të vendosë të drejtën e drejtësinë mbi dhe. Gjatë ditëve të tij do të shpëtojë Juda dhe Izraeli do të banojë i sigurt. Ky është emri me të cilin do ta thërrasin: “ZOTI është drejtësia jonë”. Prandaj, ja, po vijnë ditët, kumton ZOTI, kur nuk do të thonë më: “Pasha ZOTIN, që e nxori popullin e Izraelit nga dheu i Egjiptit”, por: “Pasha ZOTIN që i nxori dhe i solli pasardhësit e shtëpisë së Izraelit nga dheu i veriut e nga të gjitha vendet ku i kishte dëbuar!”. Atëherë ata do të banojnë në dheun e vet».
Lexo Jeremia 23
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jeremia 23:5-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video