Kujtoji këto, o Jakob, edhe ti, o Izrael, se je shërbëtori im! Unë të dhashë trajtë, shërbëtori im je ti, nuk do të të harroj, o Izrael. I fshiva shkeljet e tua si retë e zeza, mëkatet e tua porsi mjegullën, kthehu tek unë, sepse unë të shpengova. Ngazëlloni, o qiej, se veproi ZOTI, gëzohuni, o thellësi të tokës, merrjani këngës së lavdërimit, o male, edhe ju, o pyje e çdo pemë e tyre, se ZOTI e shpengoi Jakobin e në Izrael shfaqi lavdinë.
Lexo Isaia 44
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 44:21-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video