Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 4

4
1Shtatë gra do të mbërthejnë atë ditë një burrë.
«Do të hamë bukën tonë», do t'i thonë,
«Do të veshim rrobat tona,
veç të mbajmë emrin tënd,
që turpin tonë tej ta flakim».
Filizi i Zotit
2Po atë ditë filizi i Zotit do të jetë plot bukuri e lavdi dhe fryti i tokës do të jetë krenari e lavdi për të mbijetuarit e Izraelit. 3Ata që do të kenë mbetur në Sion e kushdo që do të ketë mbijetuar në Jerusalem do të quhen të shenjtë, të gjithë ata që janë shënuar për gjithë jetën në Jerusalem. 4Kjo, kur Zoti ta ketë larë ndyrësinë e bijave të Jerusalemit e ta ketë shpëlarë gjakun nga mesi i Jerusalemit përmes frymës së gjykimit e përmes frymës së zjarrit. 5Zoti do të krijojë mbi gjithë malin e Sionit dhe mbi vendet e kuvendeve të Sionit një re gjatë ditës e një shtëllungë tymi zjarri flakërues gjatë natës, sepse mbi gjithë atë lavdi do të ketë një mburojë 6që do të jetë si tendë për hije nga i nxehti i ditës e si strehë shpëtimi prej stuhisë e shiut.

Aktualisht i përzgjedhur:

Isaia 4: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë