Efraimi përzihet me popujt e tjerë, ai është si kulaçi gjysmë i pjekur. Të huajt ia përpinë fuqinë, por ai nuk e kupton. Thinjat i kanë dalë në kokë, por ai nuk e kupton. Krenaria e Izraelit dëshmon kundër tij, por nuk kthehet te ZOTI, Perëndia i vet, e prapë nuk e kërkon Perëndinë. Efraimi u bë si pëllumbi, mendjelehtë e dritëshkurtër, thërret Egjiptin e shkon në Asiri. Rrjetën do t'u hedh kur të nisen, do t'i rrëzoj poshtë porsi shpendët e qiellit, do t'i ndëshkoj sa herë kuvendojnë. Mjerë ata, se ikën prej meje, rrënimi i pret, se kundër meje u ngritën. Unë do t'i shpëtoja, por rrena flasin për mua. Nuk më thërrasin me gjithë zemër, se kur vajtojnë në shtrojat e tyre e përgjaken për drithin e verën, kundër meje ata ngrihen. Unë i mësova, krahun ua forcova, por kundër meje ata ligësi shestojnë. Kthehen, por jo ku duhet, u bënë si harku i thyer. Krerët do të bien nga shpata, prej gjuhës së tyre të pacipë. Për këtë do të përqeshen në tokën e Egjiptit».
Lexo Hosea 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hosea 7:8-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video