Osea 7:8-16
Osea 7:8-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Efraimi përzihet me popujt e tjerë, ai është si kulaçi gjysmë i pjekur. Të huajt ia përpinë fuqinë, por ai nuk e kupton. Thinjat i kanë dalë në kokë, por ai nuk e kupton. Krenaria e Izraelit dëshmon kundër tij, por nuk kthehet te ZOTI, Perëndia i vet, e prapë nuk e kërkon Perëndinë. Efraimi u bë si pëllumbi, mendjelehtë e dritëshkurtër, thërret Egjiptin e shkon në Asiri. Rrjetën do t'u hedh kur të nisen, do t'i rrëzoj poshtë porsi shpendët e qiellit, do t'i ndëshkoj sa herë kuvendojnë. Mjerë ata, se ikën prej meje, rrënimi i pret, se kundër meje u ngritën. Unë do t'i shpëtoja, por rrena flasin për mua. Nuk më thërrasin me gjithë zemër, se kur vajtojnë në shtrojat e tyre e përgjaken për drithin e verën, kundër meje ata ngrihen. Unë i mësova, krahun ua forcova, por kundër meje ata ligësi shestojnë. Kthehen, por jo ku duhet, u bënë si harku i thyer. Krerët do të bien nga shpata, prej gjuhës së tyre të pacipë. Për këtë do të përqeshen në tokën e Egjiptit».
Osea 7:8-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Efraimi përzihet me popujt, Efraimi është një kulaç i pakthyer. Të huajt gllabërojnë forcën e tij, por ai nuk e vë re; po flokët e kokës kanë ngjyrë të përhime, por ai nuk i vë re. Kryelartësia e Izraelit dëshmon kundër tij, sepse ata nuk kthehen tek Zoti, Perëndia i tyre, as nuk e kërkojnë për gjithë këtë. Efraimi është një pëllumbeshë budallaçkë, pa mend; ata thërresin Egjiptin, shkojnë në Asiri. Ndërsa shkojnë, do të shtrij mbi ta rrjetën time dhe do t'i bëj që të rrëzohen si zogjtë e qiellit; do t'i ndëshkoj, siç u paralajmërua në asamblenë e tyre. Mjerë ata, sepse janë larguar prej meje! Shkatërrim për ta, sepse janë rebeluar kundër meje! Unë do të doja t'i shpengoja, por ata thonë gënjeshtra kundër meje. Ata nuk më thërresin me zemrën e tyre, por ankohen në shtratin e tyre. Mblidhen bashkë për grurin dhe verën dhe rebelohen kundër meje. Megjithëse i kam dënuar dhe kam përforcuar krahët e tyre, ata thurin të keqen kundër meje. Ata kthehen, por jo te Shumë i Larti; janë si një hark që gabon; krerët e tyre do të bien nga shpata për shkak të tërbimit të gjuhës së tyre; kjo do t'i bëjë qesharakë në vendin e Egjiptit".