Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zanafilla 23

23
Varrimi i Sarës
1Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet.#23.1 të tjerë përmbajnë edhe: Këto qenë vitet e jetës së Sarës 2Ajo vdiq në Kirjat Arba që është në Hebron, në tokën e Kanaanit. Atëherë Abrahami erdhi për të mbajtur zi e për ta vajtuar. 3Pastaj u ngrit në prani të së ndjerës e u tha bijve të Hetit: 4«Mes jush jam i huaj e shtegtar. Më jepni për pronë një varr mes jush që ta varros të ndjerën ashtu siç duhet#23.4 he. larg prej meje». 5Bijtë e Hetit iu përgjigjën: 6«Dëgjo, imzot! Mes nesh, ti je një princ i fuqishëm#23.6 ose: i Perëndisë. Varrose të ndjerën në varrin tonë më të mirë. Asnjëri prej nesh nuk do ta kursejë varrin e tij që ti të varrosësh të ndjerën tënde». 7Atëherë Abrahami u ngrit e u përkul me nderim para popullit të atij vendi, para bijve të Hetit, 8e u tha: «Nëse dëshironi që ta varros të ndjerën ashtu siç duhet, ma dëgjoni fjalën e ndërhyni për mua para Efronit, birit të Coharit, 9që të ma japë për varr shpellën e Makpelës, që është e tija e që ndodhet në fund të arës së tij, dhe të ma shesë në praninë tuaj me çmimin e plotë».
10Efroni, hititi, ishte ulur mes bijve të Hetit. Atëherë ai iu përgjigj Abrahamit në prani të bijve të Hetit, para të gjithë atyre që hynin në portën e qytetit: 11«Jo, imzot, më dëgjo! Arën po ta jap bashkë me shpellën që është në të. Po ta jap para bijve të popullit tim. Aty varrose të ndjerën tënde». 12Abrahami u përkul me nderim para popullit, 13e në prani të vendasve i tha Efronit: «Nëse më dëgjon, unë do ta paguaj çmimin e arës. Merre prej meje, që të varros atje të ndjerën time». 14Efroni iu përgjigj: 15«Imzot, më dëgjo! Katërqind sikla#23.15 he. shekel; një shekel ishte rreth 11 gramë argjendi për një copë tokë nuk janë asgjë as për mua, as për ty. Shko e varrose të ndjerën tënde». 16Atëherë Abrahami e dëgjoi Efronin dhe ia peshoi argjendin, që i kërkoi, në prani të bijve të Hetit, katërqind sikla argjendi sipas peshës së tregut.
17Kështu ara e Efronit në Makpelë, që ndodhej përballë Mamreut, ara dhe shpella që është në të, tërë pemët brenda kufijve të arës, 18u bënë pronë e Abrahamit në prani të bijve të Hetit, para të gjithë atyre që hynin në portën e qytetit. 19Pastaj Abrahami e varrosi Sarën, gruan e tij, në shpellën e arës së Makpelës, përballë Mamreut, që është në Hebron, në vendin e Kanaanit. 20Kështu, ara bashkë me shpellën iu dhanë Abrahamit nga bijtë e Hetit për pronë varri.

Aktualisht i përzgjedhur:

Zanafilla 23: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë