Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Galatasve 6

6
Barrët e njëri-tjetrit
1Vëllezër, nëse ndokush kapet në faj, ju që keni Shpirtin e shenjtë ndreqeni atë me shpirtbutësi, por ruhuni se mos tundoheni edhe ju vetë. 2Mbajini barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.
3Sepse, nëse ndonjëri mendon se është dikush, duke mos qenë askush, ai mashtron veten. 4Secili të shqyrtojë veprat e veta e pastaj të krenohet vetëm me veten e jo me dikë tjetër. 5Sepse çdonjëri do të mbajë barrën e vet.
6Kush mëson fjalën e Perëndisë, le të ndajë me mësuesin e vet të gjitha të mirat e tij.
7Mos t'ju gënjejë mendja: Perëndia nuk vihet në lojë. Ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. 8Kush mbjell sipas dobësisë së vet njerëzore, prej saj do të korrë shkatërrimin, ndërsa kush mbjell sipas Shpirtit, do të korrë prej tij jetën e amshuar. 9Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur. 10Prandaj, sa të kemi kohë, të punojmë për të mirën e të gjithëve, sidomos të vëllezërve në besim.
Paralajmërimi i fundit
11Shikoni me ç'shkronja të mëdha ju shkrova me dorën time.
12Ata që ju detyrojnë të rrethpriteni duan të dalin mirë para njerëzve vetëm që të mos përndiqen për kryqin e Krishtit. 13Madje as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin, por duan që ju të rrethpriteni, që të mburren me ju. 14Sa për mua, unë nuk dua të krenohem me asgjë tjetër, përveçse me kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, përmes të cilit jam i vdekur në kryq për sa i përket botës dhe bota për sa më përket mua.
15Sepse#6.15 dorëshk. të tjera edhe: në Krishtin Jezu nuk vlejnë gjë as rrethprerja, as parrethprerja, por vlen vetëm krijesa e re. 16Të gjithë ata që do të ndjekin këtë rregull, paçin paqe e mëshirë, ata dhe Izraeli i Perëndisë.
17Që tani e tutje asnjeri të mos m'i shtojë mundimet, sepse unë mbart shenjat e plagëve të Jezuit në trupin tim.
18Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me shpirtin tuaj, o vëllezër! Amen!

Aktualisht i përzgjedhur:

Galatasve 6: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë