sa herë që hynin në tendën e takimit ose i afroheshin altarit, siç e kishte urdhëruar ZOTI. Pastaj e rrethoi oborrin përreth tendës e altarit dhe vari perden në të hyrë të tij. Kështu Moisiu i përfundoi punimet. Atëherë reja e mbuloi tendën e takimit dhe lavdia e ZOTIT mbushi tendën. Moisiu nuk hyri dot në tendën e takimit, sepse reja prehej mbi të dhe lavdia e ZOTIT kishte mbushur tendën. Gjatë gjithë shtegtimit të tyre, izraelitët niseshin për udhë sa herë që reja ngrihej nga tenda. Nëse reja nuk ngrihej, ata nuk niseshin deri kur vinte dita që ajo të ngrihej. Tërë shtëpia e Izraelit, gjatë gjithë shtegtimit të tyre, e shihte renë e ZOTIT mbi tendë gjatë ditës dhe zjarrin në të gjatë natës.
Lexo Dalja 40
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 40:32-38
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video