Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dalja 20

20
Dhjetë urdhërimet
1Perëndia tha këto fjalë: 2«Unë, Zoti, jam Perëndia yt, ai që të nxori nga toka e Egjiptit, nga vendi i skllavërisë.
3Mos ki Perëndi tjetër, përveç meje.
4Mos bëj idhull për veten tënde e asgjë të ngjashme me gjërat që janë lart në qiell, poshtë në tokë apo në ujërat e nëndheshme.
5Mos i adhuro, as mos u shërbe, sepse unë Zoti, Perëndia yt, jam Perëndi xheloz që ndëshkon paudhësinë e etërve deri në brezninë e tretë e të katërt të bijve të atyre që më urrejnë. 6Por, jam i mëshirshëm me mijëra që më duan e që zbatojnë ligjin tim.
7Mos e merr nëpër gojë kot emrin e Zotit, Perëndisë tënd, sepse ai nuk do të lërë pa ndëshkuar këdo që e merr nëpër gojë kot emrin e tij.
8Kujtoje ditën e shtunë dhe shenjtëroje. 9Gjashtë ditë do të punosh e do të bësh gjithë punët e tua, 10por dita e shtatë është e shtuna e Zotit, Perëndisë tënd. Mos bëj gjë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafsha jote e as i huaji që rri me ty. 11Sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin, tokën, detin dhe gjithçka është në to. Ditën e shtatë ai pushoi, prandaj edhe Zoti e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtunë.
12Ndero atin tënd e nënën tënde, që të kesh jetë të gjatë në tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt.
13Mos vrit.
14Mos bëj tradhti bashkëshortore.
15Mos vidh.
16Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërtit tënd.
17Mos lakmo shtëpinë e tjetrit. Mos lakmo gruan e tij, as shërbëtorin e shërbëtoren e tij, as kaun e gomarin e tij, asgjë që është e tija».
18Tërë populli i dëgjoi e i pa gjëmimet, vetëtimat, jehonën e bririt dhe malin në tym, u drodh nga frika dhe qëndroi larg. 19Atëherë i thanë Moisiut: «Fol ti me ne e ne do të dëgjojmë. Të mos na flasë Perëndia, përndryshe do të vdesim!». 20Moisiu u tha: «Mos kini frikë! Perëndia erdhi për t'ju sprovuar, që ta druani gjithnjë e të mos mëkatoni». 21Populli qëndroi larg, ndërsa Moisiu iu afrua resë së errët, ku ishte Perëndia.
Ligji për altarin
22 Zoti i tha Moisiut: «Kështu do t'u thuash izraelitëve: “Ju vetë e patë si ju fola prej qiellit! 23Mos bëni Perëndi tjetër përkrah meje, as prej argjendi, as prej ari. 24Më bëj një altar dheu e në të flijo dele e qe si fli shkrumbimi e paqtimi. Në çdo vend ku do të caktoj të nderohet emri im, do të vij për të të bekuar. 25Nëse më ndërton altar guri, nuk do të përdorësh gurë të latuar, se po e preke me daltë do ta përdhosësh. 26Mos bëj shkallë për t'u ngjitur tek altari im, që lakuriqësia jote të mos zbulohet mbi të”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Dalja 20: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë