Mos vidh. Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërtit tënd. Mos lakmo shtëpinë e tjetrit. Mos lakmo gruan e tij, as shërbëtorin e shërbëtoren e tij, as kaun e gomarin e tij, asgjë që është e tija». Tërë populli i dëgjoi e i pa gjëmimet, vetëtimat, jehonën e bririt dhe malin në tym, u drodh nga frika dhe qëndroi larg. Atëherë i thanë Moisiut: «Fol ti me ne e ne do të dëgjojmë. Të mos na flasë Perëndia, përndryshe do të vdesim!». Moisiu u tha: «Mos kini frikë! Perëndia erdhi për t'ju sprovuar, që ta druani gjithnjë e të mos mëkatoni». Populli qëndroi larg, ndërsa Moisiu iu afrua resë së errët, ku ishte Perëndia. ZOTI i tha Moisiut: «Kështu do t'u thuash izraelitëve: “Ju vetë e patë si ju fola prej qiellit! Mos bëni Perëndi tjetër përkrah meje, as prej argjendi, as prej ari. Më bëj një altar dheu e në të flijo dele e qe si fli shkrumbimi e paqtimi. Në çdo vend ku do të caktoj të nderohet emri im, do të vij për të të bekuar. Nëse më ndërton altar guri, nuk do të përdorësh gurë të latuar, se po e preke me daltë do ta përdhosësh. Mos bëj shkallë për t'u ngjitur tek altari im, që lakuriqësia jote të mos zbulohet mbi të”».
Lexo Dalja 20
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 20:15-26
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video