Tani, Izrael, ZOTI, Perëndia yt, nuk kërkon gjë tjetër prej teje, veç ta druash, të ecësh udhës së tij, ta duash, t'i shërbesh ZOTIT, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt dhe t'i mbash, për të mirën tënde, urdhërimet e ZOTIT e rregullat që po të urdhëroj unë sot. Ja, ZOTIT, Perëndisë tënd, i përkasin qielli, skaj më skaj, toka e gjithçka në të. Megjithatë, ZOTI pati për zemër dhe deshi vetëm etërit tuaj. Nga mesi i gjithë popujve ai zgjodhi pasardhësit e tyre, siç është edhe sot. Rrethprituni në zemër e mos u tregoni kokëfortë më, se ZOTI, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zoti i zotërve, Perëndia i madh, i fuqishëm e i tmerrshëm. Ai nuk mban anë e nuk merr mitë.