Ligji i Përtërirë 10:12-17
Ligji i Përtërirë 10:12-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Tani, Izrael, ZOTI, Perëndia yt, nuk kërkon gjë tjetër prej teje, veç ta druash, të ecësh udhës së tij, ta duash, t'i shërbesh ZOTIT, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt dhe t'i mbash, për të mirën tënde, urdhërimet e ZOTIT e rregullat që po të urdhëroj unë sot. Ja, ZOTIT, Perëndisë tënd, i përkasin qielli, skaj më skaj, toka e gjithçka në të. Megjithatë, ZOTI pati për zemër dhe deshi vetëm etërit tuaj. Nga mesi i gjithë popujve ai zgjodhi pasardhësit e tyre, siç është edhe sot. Rrethprituni në zemër e mos u tregoni kokëfortë më, se ZOTI, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zoti i zotërve, Perëndia i madh, i fuqishëm e i tmerrshëm. Ai nuk mban anë e nuk merr mitë.
Ligji i Përtërirë 10:12-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti Zoti, Perëndia yt? Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t'i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe të respektosh për të mirën tënde të gjitha urdhërimet dhe statutet e Zotit që sot të urdhëroj. Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qiejt, qiejt e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban; por Zoti u fali dashurinë e tij vetëm etërve të tu dhe i deshi ata; dhe mbas tyre midis tërë popujve zgjodhi pasardhësit e tyre, domethënë ju, ashtu siç po ndodh sot. Prandaj do të rrethpritni lafshën e zemrës suaj dhe nuk do ta fortësoni më qafën tuaj; sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zoti i zotërve, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk është i anshëm dhe nuk pranon dhurata