Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Baruku 6

6
Letra e Jeremisë
1Kopje e letrës që Jeremia u dërgoi atyre që do të mërgonin si robër në Babiloni nën mbretin e babilonasve, që ai t'u jepte kumtin që i kishte urdhëruar Perëndia.
Për shkak të mëkateve që bëtë kundër Perëndisë, do të shpërnguleni në Babiloni si të shpërngulur prej Nabukodonosorit, mbretit të babilonasve.
2Pasi të hyni në Babiloni, do të rrini aty shumë vite, për një kohë të gjatë, deri në shtatë brezni. Pastaj do t'ju nxjerr prej andej shëndoshë e mirë. 3Mirëpo në Babiloni do të shihni perëndi të argjendta, të arta e të drunjta, që i mbartin mbi supe e kombet i kanë frikë. 4Kini kujdes, që të mos bëheni si të huajt e mos kini frikë prej tyre. 5Kur të shihni ndonjë turmë që bie përmbys para e pas tyre për t'i adhuruar, thoni me vete: «Ne duhet të të adhurojmë ty, Sundues». 6Engjëlli im është me ju e ai do të kujdeset për ju.
7Ata e kanë gjuhën të lëmuar nga zejtari, janë të praruar e të lyer me argjend, por janë të rremë e nuk mund të flasin. 8Marrin ar e thurin kurora për kokat e perëndive të tyre si për një vashë që i pëlqen të jetë e zbukuruar. 9Nganjëherë priftërinjtë ua heqin perëndive të vet arin e argjendin dhe e përdorin për vete ose një pjesë të tij ua japin lavireve në tarracë.
10Perënditë e tyre prej argjendi, ari e druri i veshin bukur, si të ishin njerëz. E, pra, ata nuk shpëtojnë dot as veten nga ndryshku e nga tenjat. 11Edhe pse i veshin me purpur, duhet t'u pastrojnë fytyrën nga pluhuri i tempullit që mblidhet me shumicë mbi ta. 12Mban edhe skeptër si qeveritar krahine, por atë që e fyen nuk e vret dot. 13Në të djathtë mban thikën e sëpatën, por nuk mbrohet dot nga lufta e nga vjedhësit. 14Duket qartë që nuk janë Perëndi, prandaj mos ua kini frikën.
15Sikurse është e padobishme ena e thyer e dikujt, njësoj janë perënditë e tyre, ndenjur nëpër tempuj. 16Sytë ua ka zënë pluhuri i këmbëve të atyre që hyjnë brenda. 17Sikurse dikujt që ka fyer mbretin i mbyllen dyert gjithandej, si të ishte i dënuar me vdekje, ashtu i mbyllin tempujt priftërinjtë, me porta, me çelësa e me shula, që të mos i plaçkitin vjedhësit. 18U ndezin qirinj edhe më shumë se për vete, por perënditë nuk i shohin dot. 19Janë si trau i tempullit. Thonë se zemrat i kanë të brejtura, se insektet që zvarriten nga toka i brejnë bashkë me petkat e tyre e ata nuk e marrin vesh. 20Fytyrat ua nxin tymi i tempullit. 21Mbi trup e mbi kokë u ulen lakuriqë nate, dallëndyshe e zogj të tjerë, deri edhe macet. 22Kështu do ta kuptoni se nuk janë perëndi, prandaj mos ua kini frikën.
23Ari që mbajnë për bukuri nuk shkëlqen, po të mos ia heqë kush ndryshkun. As kur po shkrihej nuk ishin të vetëdijshëm. 24Janë blerë me çdo çmim e nuk kanë frymë. 25Nuk kanë këmbë e i mbartin mbi supe. U tregojnë njerëzve kotësinë e tyre. Kanë turp edhe ata që u shërbejnë, se, po të bien përtokë, duhet t'i ngrenë vetë. 26Edhe po ta vënë drejt, nuk lëviz vetë. Nëse anon, nuk mund të drejtohet, por u kushtohen dhurata si të vdekurve. 27Priftërinjtë e tyre i shesin flitë që u kushtohen e nxjerrin fitim. Edhe gratë e tyre e kripin një pjesë e nuk u japin as kamnorëve, as nevojtarëve. Ua prekin flitë edhe gruaja me të përmuajshme, edhe lehona. 28Kështu e dini se nuk janë perëndi, prandaj mos ua kini frikën.
29E si mund të quhen perëndi? Edhe gratë u kushtojnë fli atyre perëndive të argjendta, të arta e të drunjta. 30Në tempujt e tyre priftërinjtë rrinë me petka të grisura, me kokë e faqe rruar e me kryet zbuluar. 31Ngrenë zërin e bërtasin para perëndive të tyre siç bëjnë disa nëpër dreka mortore. 32Priftërinjtë marrin petkat e perëndive e veshin me to gratë e fëmijët. 33Po t'u bësh keq apo mirë, nuk janë në gjendje të ta kthejnë. As mund të bëjnë mbret dikë, as mund ta heqin. 34Njësoj nuk mund të dhurojnë pasuri, as para. Nëse dikush u bën një kusht e nuk e mban, ata nuk e mëtojnë. 35Nuk e çlirojnë njeriun nga vdekja e nuk e shpëtojnë të dobtin nga i forti. 36Të verbrit nuk ia kthejnë shikimin e nevojtarin nuk e lirojnë. 37Nuk kanë mëshirë për vejushën e nuk i bëjnë mirë jetimit. 38Ato sende të drunjta, të argjendta e të arta u ngjajnë gurëve të nxjerrë nga mali. Ata që u shërbejnë mbeten të turpëruar. 39Si mund të mendohet e të thuhet se janë perëndi?
Kotësia e perëndive
40Deri edhe kaldenjtë i përçmojnë. Ata, kur shohin ndonjë memec që nuk mund të flasë, e nxjerrin para Belit e i luten ta bëjë të flasë, a thua se ai mund t'i kuptojë. 41Edhe pse janë të vetëdijshëm, nuk i braktisin dot, se nuk kanë mend. 42Gratë, lidhur me kordele, ulen ndanë udhës e djegin krunde si temjan. 43Kur ndonjëra prej tyre tërhiqet nga ndonjë kalimtar dhe shkon me të, përqesh të afërtën e vet që nuk vlente sa ajo e mbeti pa iu këputur kordelja. 44Gjithçka u bëhet atyre është e rreme. Si mund të besohet e të thuhet se janë perëndi?
45I kanë bërë zejtarët e arpunuesit. Nuk bëhen ndryshe nga ç'duan t'i bëjnë zejtarët. 46Ata që i bëjnë nuk e kanë jetën e gjatë. E si mund të jenë perëndi sendet që kanë sajuar? 47U kanë lënë pasardhësve gënjeshtrën e turpin. 48Kur vjen lufta dhe të ligat, priftërinjtë këshillohen me njëri-tjetrin ku të fshihen me ta. 49E si të mos merret vesh se nuk janë perëndi ata që nuk shpëtojnë veten nga lufta e nga të ligat? 50Meqë janë prej druri, ari e argjendi, pas kësaj merret vesh se janë të rreme. Të gjitha kombet dhe mbretërit do ta kenë të qartë se nuk janë perëndi, por vepra njerëzore. Nuk ka në ta asnjë vepër hyjnore. 51Kush nuk e merr vesh se nuk janë perëndi?
52Nuk mund të vendosin mbretin e një vendi e nuk mund t'u dërgojnë shi njerëzve. 53Nuk gjykojnë dot çështjen e tyre e nuk e çlirojnë atë që ka pësuar padrejtësi. Janë si korbat mes qiellit e tokës. 54Po t'i bjerë zjarri një tempulli me perëndi prej druri, ari e argjendi, priftërinjtë ikin e shpëtojnë, por ata digjen në mes si trarë. 55Nuk i bëjnë ballë as mbretit, as armikut. 56Si mund të pranohet e të mendohet se janë perëndi?
57Këta perëndi prej druri, ari e argjendi nuk shpëtojnë prej vjedhësve e kusarëve. Vjedhësit ua marrin arin, argjendin e petkat dhe ikin e këta nuk i dalin zot vetes. 58Më mirë një mbret guximtar apo një mjet shtëpiak i dobishëm që i shërben atij që e ka blerë, se perënditë e rreme. Më mirë një derë që mbron ata që janë brenda, se perënditë e rreme. Më e dobishme është një shtyllë druri në një pallat se perënditë e rreme. 59Dielli, hëna e yjet ndriçojnë dhe i binden kërkesës për të cilën janë caktuar. 60Rrufeja, kur shfaqet, është e dukshme. Edhe era fryn në tërë vendin. 61Kur Perëndia i urdhëron retë të përshkojnë mbarë botën, e kryejnë detyrën. Edhe zjarri i dërguar nga lart për të djegur malet e pyjet e zbaton urdhrin. 62Por perënditë nuk u ngjajnë as nga pamja, as nga fuqia. 63Prandaj nuk mund të mendohet e nuk mund të thuhet se janë perëndi, se ata as mund të gjykojnë drejt, as mund t'u bëjnë mirë njerëzve. 64Duke e ditur se nuk janë perëndi, mos ua kini frikën. 65Ata nuk i mallkojnë, as i bekojnë mbretërit. 66Nuk u shfaqin kombeve shenja në qiell. Nuk shkëlqejnë si dielli e nuk ndriçojnë si hëna. 67Egërsirat janë më të mira se ata, se mund të ikin në një strehim e t'i dalin zot vetes. 68Nuk është e dukshme nga asgjë se këta janë perëndi, prandaj mos ua kini frikën. 69Si dordoleci në një arë trangujsh, që nuk mbron asgjë, njësoj janë perënditë prej druri, ari e argjendi. 70Perënditë e tyre prej druri, ari e argjendi janë si kaçubja me gjemba në një kopsht, ku vë folenë çdo lloj zogu, apo si kufoma e lënë në errësirë. 71Prej purpurit e lirit që u brehet përsipër do ta merrni vesh se nuk janë perëndi. Në fund do të përpihen e do të bëhen turpi i vendit. 72Më mirë njeriu i drejtë që nuk ka idhuj. Ai është larg nga turpi.

Aktualisht i përzgjedhur:

Baruku 6: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë