Hebrenjtë që ishin bashkuar më parë me filistinët dhe ishin në fushim me ta, dolën kundra e u bashkuan me izraelitët që ishin me Saulin e Jonatanin. Kur e morën vesh tërë izraelitët që ishin fshehur në malësinë e Efraimit se filistinët po ua mbathnin, dolën edhe ata në luftë e i ndoqën pas. Atë ditë ZOTI e shpëtoi Izraelin. Beteja u shtri deri në Bet Aven. Izraelitët ishin të rraskapitur atë ditë, se Sauli i kishte vënë në be kur kishte thënë: «Mallkuar qoftë kushdo që ha para se të ngryset, para se unë të hakmerrem kundër armiqve të mi». Kështu, populli nuk futi gjë në gojë. Atëherë tërë populli hyri në një pyll ku mjalti pikonte përtokë. Por, kur hynë në pyll, edhe pse e shihnin mjaltin që pikonte, askush nuk guxonte të zgjaste dorën e të hante, se i trembeshin betimit. Jonatani nuk e kishte dëgjuar betimin e të atit para popullit, prandaj zgjati shkopin, e ngjeu majën në hojet e mjaltit dhe e futi në gojë. Sytë i ndritën.
Lexo 1 Samuelit 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 14:21-27
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video