YouVersion Logo
Search Icon

2 Selanikasve 2:1-5

2 Selanikasve 2:1-5 AL1

Vëllezër, në lidhje me ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht kur ne do të takohemi me të, ju lutemi mos lejoni që t'jua marrin lehtësisht mendjen e t'ju turbullojnë me ndonjë vegim gjoja prej Shpirtit, me ndonjë fjalë apo me ndonjë letër të dërguar gjoja nga ne, e t'ju thonë se paska ardhur dita e Zotit. Askush të mos ju mashtrojë në asnjë mënyrë, sepse ajo ditë nuk do të vijë pa ardhur më parë koha e mohimit të besimit dhe pa u shfaqur njeriu i paudhë, biri i humbjes. Ai do të kundërshtojë dhe do të ngrejë krye ndaj gjithçkaje që quhet Perëndi apo që ka lidhje me adhurimin e Perëndisë. Këtë do ta bëjë që të ulet vetë në tempullin e Perëndisë duke u vetëshpallur perëndi. A nuk e mbani mend se këto gjëra jua kam thënë kur isha ende me ju?

Video for 2 Selanikasve 2:1-5

Free Reading Plans and Devotionals related to 2 Selanikasve 2:1-5