Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 79

79
Psallm’ e Asafit.
1O Perëndi, erthnë kombe mbë trashigimt tand, ndynë tempullinë tand të shenjtënueminë, vunë Ierusalemënë mbi grumbulla.
2Dhanë trupat’ e shërbëtorëvet tu me i ngranë shpendët’ e qiellit, edhe mishin’ e të dreitëvet tu bishavet dheut.
3Derthnë gjakun’ e atyneve porsi ujë rreth Ierusalemësë, edhe s’kishte kush t’i vorronte.
4U bam shpërnderim ndër fëqinjt tonë, të përqeshun’ e të përbuzunë ndër ata qi janë rreth nesh.
5Deri kurë, o Zot, ke me u zemëruem përherë? Ka me diegunë zmiri yt porsi ziarrm?
6Derth zemëriminë tand mbi ata kombe qi nukë të ngjofinë, edhe mbi ato mbëretënia qi nuk thirrnë mb’emënit tand,
7se hangrën Iakobinë, edhe shkretuenë vendin’ e ati.
8Mos kuito kundrë nesh paudhënit’ e të herëshimvet, le të na e mbërrijënë shpeit përdëllimet’ e tu, se u përvum tepërë.
9Ndif-na, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, për punët të lavdisë emënit t’yt, edhe liro-na, edhe bahu i përdëllyeshim mbë fajet tona, për punët të emënit t’yt.
10Mos thonë ndonji herë kombetë: Ku ashtë Perëndia i atyneve? Edhe u ngjoftë ndër kombet, përpara syvet t’anë, shpagimi i gjakut shërbëtorëvet tu, qi u derth.
11Arthtë përpara teje shamtima e të lidhunavet; mbas madhënisë krahit t’yt, ruei te bijt’ e atyneve qi janë vramë,
12edhe ep-u fëqinjvet t’onë, o Zot, shpërnderiminë qi të shpërnderuenë ndë gjit të atyneve, për nji shtate.
13Por na populli yt, edhe dhent’ e kullotësë s’ate, kemi më të lavduruem për gjithë jetënë, bres mbas brezi kemi me diftuem lavduriminë tand.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 79: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë