Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 64

64
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1Ndëgjo zaninë t’em, o Perëndi, ndë lutëjet t’eme, ruei jetënë t’eme prei frikës’ anëmikut.
2Mpshif-më prei këshillësë të këqijvet, prei gjindëjesë qi punojënë pa-udhë,
3të cillëtë prefinë gjuhën’ e vet, porsi shpatë, ngrefinë harkun’ e vet, edhe hedhinë shigjeta, fjalë të idhëta,
4qi të shigjetojënë mpshefas të pa-fajminë, e shigjetojënë befas, edhe s’kanë frikë.
5Forcojënë vetëhenë ndë fjalë të keqe, pishtëllijënë të mpshefinë kurth, thonë: Kush ka me i pamë?
6Kërkojënë me kujdes punë pa udhë, por u lothnë tue kërkuem me kujdes, edhe të përmbrendëshimetë, edhe zemëra e qishdo njeriu asht’ e thellë.
7Por Perëndia ka me shigjetuem ata, plagët’ e atyne kanë me qenunë prei shigjete të papritunë.
8Edhe fjalët’ e gjuhës’ atyne kanë me ranë mbi ata, kanë me ikunë gjith’ ata qi i shofinë.
9Edhe qishdo njeri ka me u frikuem, edhe kanë me treguem punët’ e Perëndisë, edhe kanë me kupëtuem të punuemet’ e ati.
10I dreiti ka me u gëzuem mbë Zotinë, edhe ka me shpëryem mb’atë; edhe kanë me u mburrunë gjithë zemërë-dreitëtë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 64: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë