Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 5

5
Mbë të parinë kankatuer, mbi Nehinoth. Psallm’ e Davidit.
1Ven’-u vesh fjalëvet mia, o Zot, kupëto shamtimënë t’eme.
2Mba-i vesh zanit klithmësë s’eme, o Mbëreti em, edhe Perëndia em, sepse tyi kam me t’u falunë.
3Zot, ndë mëngjes ke me ndëgjuem zaninë t’em, ndë mëngjes kam me ndenjunë përpara teje, edhe kam me shikuem.
4Sepse ti nukë je Perëndi qi do pa-besëninë, i keqi s’ka me ndenjun’ afërë teje.
5As të marrëtë s’kanë me qindruem përpara syvet tu; merr mëni ata qi punojënë pa udhë.
6Ke me bierrë ata qi flasinë rrenënë, Zoti ka të ndytë njerinë gjaksuer edhe gënjeshtarinë.
7Por unë, me anë të shumëtit përdëllimit tand, kam me hymë ndë shtëpit tande, kam me lutunë ndë tempull të shenjtënisë s’ate me frikënë tande.
8Zot, tërhiq-më udhënë ndë dreitënit tande, për punë të anëmiqvet mi, dreito udhënë tande përpara meje.
9Sepse nuk’ asht e vërtetë ndë gojë t’atyneve, zemëra e atyneve asht’ e keqe, gurmazi i atyneve ashtë vorr i hapëtë, me gjuhën’ e vet përkëdhelinë.
10Dëno ata, o Perëndi, mos qillofshinë ndë këshillet të veta, nxir jashtë ata për të shumën’ e pa-besënivet atyne, se ngritnë krye kundrë teje.
11Por u gëzofshinë gjith’ ata qi shpërejënë mbë tyi; le të gëzohenë përherë, sepse ti mbulon ata qark; edhe le të mburrenë mbë tyi ata qi duen’ emëninë tand.
12Se ti, o Zot, ke me bekuem të dreitinë, ke me kunorëzuem atë me pëlqim, porsi me mburonjë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 5: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë