Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 17

17
Urata e Davidit.
1Ndëgjo, o Zot, të dreitënë, ki kujdes lutëjesë s’eme, mba-i vesh uratësë s’eme, qi epetë jo me buzë gënjeshtare.
2Daltë gjyqi em prei faqesë s’ate: syt’ e tu pafshinë të dreita.
3Shikove zemërënë t’eme, vune ore ate natënë, më shprovove, edhe nuk’ u gjind e shtrembëtë tek unë, mendimi em s’dan prei fjalëvet mia.
4Sa për punët’ e njerëzëvet, unë, me anë të fjalëvet buzëvet tua, u rueita prei udhëvet të pa-udhëvet.
5Forco hapat’ e mia mb’udhët tua, qi të mos luejënë kambët’ e mia.
6Unë thirra mbë tyi, se ke me më ndëgjuem, o Perëndi; ul’ veshinë tand tek unë, edhe ndëgjo fjalët e mia.
7Ban të mërekullueshim përdëllimet’ e tu, ti qi shpëton ata qi shpërejënë mbë tyi prei atyneve qi janë ngritunë mbë kambë kundrë së diathtësë s’ate.
8Ruei-më porsi dritën’ e synit, mbëlo-më ndënë hiet të fletëvet tua,
9prei sysh të pabesëvet qi më shkretojënë; anëmiqt’ e mi qarkuenë shpirtinë t’em.
10U majnë tepërë, goja e atyne flet madhështi.
11Tashti qarkuenë gjurmatë t’ona, ngulnë syt’ e vet, për me na rrëzuem për dhe;
12shëmbëllejënë porsi leon, kur bahetë gati për gja, edhe porsi këlysh leoni, qi rri ndë të mpëshefta.
13Ngreu, o Zot, mbërri atë, edhe rrëzo atë, shpëto shpirtinë t’em prei të pa-besit, me shpatënë tande, prei njerëzish dorësë s’ate,
14o Zot, prei njerëzish botësë, të cillëtë marrinë piesën’ e vet ndë këtë jetë, edhe mbush barkun’ e atyne prei së mpëshefunavet të miravet tua; u mbushnë me dielm’, edhe lanë të mbetunatë foshnjevet veta.
15 Por unë kam me pamë faqenë tande me dreitëni, kam me u ngimë së pami tyi, kur të çohem.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 17: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë