Psalteri 106:24-48
Psalteri 106:24-48 PSGEKK1872
Por nukë zunë për gja as dhen’ e dëshërueshim, nuk’ i besuenë fjalës ati. Edhe murmuruenë ndër tendat të veta, nukë ndigjuenë zanin’ e Zotit. Përandai ngriti dorën’ e vet mbi ata, për me i rrenuem ndë shkretinët, edhe me rrëzuem farën’ e atyneve ndër kombet, edhe me përdamë ata ndëpër vendet. Edhe u ngjitnë mbas Baal-peorit, edhe hangrën kurbane të vdekunish, edhe ndesnë ate me të punuemet e veta kaqi, sa u shumue ndër ata varra. Ateherë ndenji Finehesi, e bani gjyq, edhe pushoi varra. Edhe iu numërue për dreitëni bres mbas brezi për gjithë jetënë. Edhe nxen’ ate ndë ujënat të Kundrë-fjalësë, edhe Moiseu hoq keq për ata, se i idhënuenë shpirtinë kaqi, sa foli pa mend me buzët e veta. Nukë prishnë ata kombetë, qi u pat thanë Zoti, por u përzienë bashkë me kombet, edhe mësuenë punët’ e atyneve. Edhe u shërbyenë të latuemevet idhuj, të cillët’ u banë kurth ndër ata, edhe banë kurban bijt’ e vet, edhe bijat’ e veta diajvet, edhe derthnë gjak të pafajm, gjakun’ e të bijvet edhe të bijavet, të cillët’ i banë kurban mbë të latuemit idhujt e Hanaanit, edhe u ndye dheu prei gjaknash. Edhe u pëganë me vepërat e veta, edhe kurvënuenë me punët e veta. Përandai u zemërue fort Zoti kundrë popullit vet, edhe i erth të ndytë prei trashigimit vet. Edhe dha ata ndër duert të kombevet, edhe i zotënuen’ ata qi i kishinë mëni. Edhe i shtrënguen’ anëmiqt e atyneve, edhe u përvunë ndënë duert t’atyneve. Shumë herë i shpëtoi ata, por ata e idhënuenë me këshillet e veta, andai u përvunë për pa-ligjënit e veta. Por Zoti pa shtrëngimin’ e atyneve, kur ndigjoi klithmën’ e atyneve, edhe kujtoi dhiaten’ e vet, edhe u pendue mbas të shumëtit përdëllimit vet. Edhe i bani me gjetunë përdëllim përpara gjith’ atyneve qi i patnë skllavosunë. Shpëto-na, o Zot Perëndia ynë, edhe mbëlith-na prei kombesh, qi të lavduroim’ emëninë tand të shenjtënueminë, edhe të mburremi ndë lavdurimt tand. I bekuem qoftë Zoti Perëndia i Israelit për gjithë jetën’ e jetësë. Edhe le të thotë gjithë populli: Amen. Alleluia.