1
Gjoni 10:10
Bibla Shqip 1994
Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.
Krahaso
Eksploroni Gjoni 10:10
2
Gjoni 10:11
Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.
Eksploroni Gjoni 10:11
3
Gjoni 10:27
Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin
Eksploroni Gjoni 10:27
4
Gjoni 10:28
dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime.
Eksploroni Gjoni 10:28
5
Gjoni 10:9
Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.
Eksploroni Gjoni 10:9
6
Gjoni 10:14
Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua
Eksploroni Gjoni 10:14
7
Gjoni 10:29-30
Ati im, që m'i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit tim. Unë dhe Ati jemi një''.
Eksploroni Gjoni 10:29-30
8
Gjoni 10:15
ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.
Eksploroni Gjoni 10:15
9
Gjoni 10:18
Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im''.
Eksploroni Gjoni 10:18
10
Gjoni 10:7
Prandaj Jezusi u tha atyre përsëri: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve.
Eksploroni Gjoni 10:7
11
Gjoni 10:12
Kurse rrogëtari, që nuk është bari, dhe delet nuk janë të vetat, sheh ujkun që po vjen, i braktis delet dhe ikën; dhe ujku i rrëmben dhe i shpërndan delet.
Eksploroni Gjoni 10:12
12
Gjoni 10:1
''Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar
Eksploroni Gjoni 10:1
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video