1
Isaia 42:6-7
Bibla Shqip 1994
"Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve, për t'u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr.
Krahaso
Eksploroni Isaia 42:6-7
2
Isaia 42:8
Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.
Eksploroni Isaia 42:8
3
Isaia 42:1
"Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t'ju sjellë drejtësinë kombeve.
Eksploroni Isaia 42:1
4
Isaia 42:3-4
Nuk do ta copëtojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym; do ta paraqesë drejtësinë sipas së vërtetës. Ai nuk do të ligështohet dhe nuk do të dekurajohet; derisa të vendosë drejtësinë mbi tokë; dhe ishujt do të presin ligjin e tij".
Eksploroni Isaia 42:3-4
5
Isaia 42:16
Do t'i bëj të verbrit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t'i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t'i braktis.
Eksploroni Isaia 42:16
6
Isaia 42:9
Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë".
Eksploroni Isaia 42:9
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video