Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 42:6-7 - Compare All Versions

Isaia 42:6-7 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

unë, ZOTI, të thirra në drejtësi e për dore të kam kapur. Të kam ruajtur e të kam caktuar si besëlidhje për popullin, si dritë për kombet, për t'u hapur sytë të verbërve, të burgosurit për t'i nxjerrë nga burgu, prej shtëpisë së robërisë, ata që rrinë në terr.

Isaia 42:6-7 ALBB (Bibla Shqip 1994)

"Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve, për t'u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr.