YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 25

25
1Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim.
2O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.
3Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.
4O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.
5Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.
6Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe mirësinë tënde, sepse janë të përhershme.
7Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.
8Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t'u mësojë rrugën mëkatarëve.
9Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t'u mësojë të përulurve rrugën e tij.
10Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.
11Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.
12Kush është njeriu që ka frikë nga Zoti? Ai do t'i tregojë rrugën që duhet të zgjedhë.
13Ai do të jetojë në bollëk dhe pasardhësit e tij do të trashëgojnë tokën.
14Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij.
15Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m'i nxjerrë këmbët nga rrjeta.
16Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.
17Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.
18Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia.
19Këqyr armiqtë e mi, sepse janë të shumtë dhe më urrejnë me një urrejtje plot dhunë.
20Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti.
21Pastërtia dhe ndershmëria më mbrojtshin, sepse unë shpresoj te ti.
22O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.

Currently Selected:

Psalmet 25: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy