YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 146

146
1Aleluja. Shpirti im, lëvdo Zotin.
2Unë do ta lëvdoj Zotin derisa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime.
3Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë.
4Kur fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken.
5Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij,
6që ka krijuar qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë,
7që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve. Zoti çliron të burgosurit.
8Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti ngre ata që janë rrëzuar, Zoti i do të drejtët.
9Zoti mbron të huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve.
10Zoti mbretëron përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja.

Currently Selected:

Psalmet 146: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy