YouVersion Logo
Search Icon

Fjalët e urta 18

18
1Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.
2Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij.
3Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.
4Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.
5Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.
6Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.
7Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.
8Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.
9Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i plëngprishësit.
10Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.
11Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe sipas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.
12Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.
13Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.
14Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrejë një frymë të demoralizuar?
15Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.
16Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve.
17I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.
18Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.
19Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.
20Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij.
21Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.
22Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.
23I varfri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.
24Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.

Currently Selected:

Fjalët e urta 18: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy