YouVersion Logo
Search Icon

Fjalët e urta 16

16
1Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.
2Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.
3Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.
4Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.
5Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.
6Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.
7Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.
8Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.
9Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.
10Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.
11Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.
12Është një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.
13Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.
14Zemërimi i mbretit është si lajmëtari i vdekjes, por njeriu i urtë do ta qetësojë atë.
15Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë, dhe favori i tij është si reja e shiut të fundit.
16Është më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mençuri se sa argjend.
17Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikëqyr rrugën e tij.
18Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.
19Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.
20Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.
21I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.
22Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.
23Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.
24Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.
25Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.
26Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.
27Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur.
28Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.
29Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.
30Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen.
31Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.
32Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.
33Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.

Currently Selected:

Fjalët e urta 16: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy