Ndërsa po shkoja, ja ku erdhi nga veriu një erë furtune, një re e madhe me një zjarr që mbështillej rreth vetes së tij; rreth tij dhe nga mesi i tij dilte një shkëlqim i madh si ngjyra e bronzit inkandeshent që ndodhet në mes të zjarrit. Nga mesi i tij dukej ngjashmëria e katër qenieve të gjalla; dhe kjo ishte pamja e tyre: kishin ngjashmërinë e njeriut. Secili prej tyre kishte katër fytyra dhe secili katër krahë. Këmbët e tyre ishin të drejta dhe tabani i këmbës së tyre ishte si ai i tabanit të këmbës së një viçi, dhe shkëlqenin si bronzi me lustër. Në të katër anët, poshtë krahëve, kishin duar njerëzish; dhe që të katër kishin fytyrat e tyre dhe krahët e tyre. Krahët e tyre preknin njëri-tjetrin; duke ecur përpara, nuk ktheheshin prapa, por secili shkonte drejt përpara tij.
Read Ezekieli 1
Share
Compare All Versions: Ezekieli 1:4-9
Save verses, read offline, watch teaching clips, and more!
YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy
Home
Bible
Plans
Videos