YouVersion Logo
Search Icon

2 i Samuelit 5

5
1Atëherë tërë fiset e Izraelit erdhën te Davidi në Hebron dhe i thanë: "Ne jemi kocka dhe mishi yt.
2Edhe në të kaluarën, kur Sauli mbretëronte mbi ne, ishe ti që udhëhiqje dhe e çoje në rrugë të drejtë Izraelin. Zoti të ka thënë: "Ti do të ushqesh popullin tim, Izraelin, ti do të jesh princ që do të sundojë mbi Izraelin"".
3Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron dhe mbreti David lidhi një aleancë me ta në Hebron para Zotit, dhe ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit.
4Davidi ishte tridhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi dyzet vjet.
5Në Hebron mbretëroi shtatë vjet e gjashtë muaj mbi Judën; dhe në Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet mbi gjithë Izraelin dhe Judën.
6Mbreti me njerëzit e tij u nis në drejtim të Jeruzalemit kundër jebusenjve, që banonin në atë vend. Këta i thanë Davidit: Nuk do të hysh këtu, sepse të verbrit dhe çalamanët do të të sprapsin!", duke dashur të thonë: "Davidi nuk ka për të hyrë kurrë këtu".
7Por Davidi e pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit (që është qyteti i Davidit).
8Davidi tha atë ditë: "Kushdo që i mund jebusenjtë, të arrijë deri në kanal dhe t'i sprapsë çalamanët dhe të verbrit që i urren Davidi". Prandaj thonë: "I verbri dhe çalamani nuk do të hyjnë në Shtëpi".
9Kështu Davidi u vendos në qytetin e fortifikuar dhe e quajti Qyteti i Davidit. Pastaj Davidi filloi të ndërtojë rreth e qark duke nisur nga Milo dhe në drejtim të pjesës së brendshme.
10Davidi bëhej gjithnjë më i madh dhe Zoti, Perëndia i ushtrive, ishte me të.
11Pastaj Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru cedri, zdrukthëtarë dhe muratorë, që i ndërtuan një shtëpi Davidit.
12Atëherë Davidi u bind se Zoti po e vendoste si mbret të Izraelit dhe e lartësonte mbretërinë e tij për dashurinë që kishte për popullin e Izraelit.
13Pas arritjes së tij nga Hebroni, Davidi mori konkubina dhe bashkëshorte të tjera nga Jeruzalemi dhe kështu i lindën bij dhe bija të tjera.
14Këta janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shobab, Nathan, Salomon,
15Ibhar, Elishua, Nefeg, Jafia,
16Elishama, Eliada, Elifelet.
17Kur filistenjtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i Izraelit, tërë filistenjtë dolën në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi zbriti në qytetin e fortifikuar.
18Filistenjtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
19Atëherë Davidi u këshillua me Zotin duke i thënë: "A duhet të dal kundër filistenjve? A do m'i lësh në duart e mia? Zoti i dha këtë përgjigje Davidit: "Dil, sepse pa tjetër do t'i lë filistenjtë në duart e tua".
20Kështu Davidi shkoi në Baal-Peratsim, ku i mundi, dhe tha: "Zoti ka krijuar një të çarë midis armiqve të mi përpara meje, si një e çarë e hapur nga ujërat".
21Filistenjtë i braktisën atje idhujt e tyre dhe Davidi dhe njerëzit e tij i morën me vete.
22Më vonë filistenjtë dolën përsëri dhe u përhapën në luginën e refaimëve.
23Kur Davidi u këshillua me Zotin, ai i tha: "Mos u dil përballë; merrua krahët, hidhu mbi ta përballë Balsamit.
24Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e Balsamit, hidhu menjëherë në sulm, sepse atëherë Zoti do të dalë para teje për të mundur ushtrinë e filistenjve".
25Davidi veproi pikërisht ashtu si kishte urdhëruar Zoti dhe i mundi filistenjtë që nga Geba deri në Gezer

Currently Selected:

2 i Samuelit 5: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy