YouVersion Logo
Search Icon

2 i Samuelit 8

8
1Pas këtyre gjërave, Davidi i mundi filistenjtë, i poshtëroi dhe u hoqi nga dora qytetin e tyre më të rëndësishëm.
2Mundi edhe moabitët dhe i mati me litar, mbasi i shtriu për tokë. Me dy litarë mati ata që duhet të vriteshin dhe me një litar të plotë ata që do të mbeteshin të gjallë. Kështu moabitët u bënë nënshtetas dhe taksapagues të Davidit.
3Davidi mundi edhe Hadadezerin, birin e Rehobit, mbret të Tsobahut, ndërsa ai shkonte të rivendoste sundimin e tij gjatë lumit Eufrat.
4Davidi i mori njëmijë e gjashtëqind kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Ai u preu gjithashtu leqet e këmbëve tërë kuajve, por la mjaft prej tyre për njëqind qerre.
5Kur sirët e Damaskut erdhën për të ndihmuar Hadadezerin, mbretin e Tsobahut, Davidi vrau njëzet e dy mijë prej tyre.
6Pastaj Davidi vendosi garnizone në Sirinë e Damaskut dhe sirët u bënë nënshtetas dhe taksapagues të Davidit; Zoti e mbronte Davidin kudo që shkonte.
7Davidi mori monedhat prej ari që shërbëtorët e Hadadezerit kishin me vete dhe i çoi në Jeruzalem.
8Mbreti David mori edhe një sasi të madhe bronzi në Betah dhe në Berothai, qytete të Hadedezerit.
9Kur Toi, mbret i Hamathit, mësoi që Davidi kishte mundur tërë ushtrinë e Hadedezerit,
10i dërgoi mbretit David të birin Joram, për ta përshëndetur dhe për ta bekuar, sepse i kishte bërë luftë Hadedezerit dhe e kishte mundur. Në fakt Hadedezeri ishte gjithnjë në luftë me Toin; Jorami kishte me vete enë argjendi, ari dhe bronzi.
11Mbreti David ia shenjtëroi edhe këto Zotit, ashtu siç i kishte shenjtëruar atij argjendin dhe arin që vinte nga kombet që kishte nënshtruar:
12nga sirët, nga moabitët, nga amonitët, nga filistenjtë nga amalekitët dhe nga plaçka e Hadedezerit, birit të Rehobit, mbret i Tsobahut.
13Davidi i bëri emër vetes kur u kthye, mbasi kishte mundur tetëmbëdhjetë mijë sirë në luginën e Kripës.
14Vendosi garnizone edhe në Idumea; kështu tërë Idumea dhe tërë edomitët u bënë nënshtetas të Davidit; dhe Zoti e mbronte Davidin kudo që shkonte.
15Kështu Davidi mbretëroi mbi tërë Izraelin, duke dhënë vendime dhe duke administruar drejtësinë tërë popullit të tij.
16Joabi, bir i Tserujahut, ishte komandant i ushtrisë; Jozafat, bir i Ahiludit, ishte arkivist;
17Tsadoku, bir i Ahitubit, dhe Ahimeleku, bir i Abietharit, ishin priftërinj; Serajahu ushtronte funksionin e sekretarit;
18Benajahu, bir i Jehojadit, ishte kreu i kerethenjve dhe i pelethenjve, dhe bijtë e Davidit ishin ministra.

Currently Selected:

2 i Samuelit 8: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy