Bible App logo
Search Icon

2 i Samuelit 11:2-4

2 i Samuelit 11:2-4 ALBB

Një mbrëmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi të shëtisë në tarracën e pallatit mbretëror. Nga tarraca pa një grua që po bënte banjo; dhe gruaja ishte shumë e bukur. Kështu Davidi dërgoi të kërkojë informata për gruan; dhe i thanë: "Është Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkëshortja e hiteut Uriah". Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë; kështu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra në shtrat me të; pastaj u pastrua nga papastërtia e saj dhe u kthye në shtëpinë e vet.