Danieli 8:24-25
Danieli 8:24-25 AL
Ai do të bëhet shumë i fuqishëm, por jo me forcat e veta. Do të sjellë shkatërrime marramendëse, do të ketë mbarësi në gjithçka që bën e do të shkatërrojë njerëz të fuqishëm dhe popullin e të shenjtëve. Do të dijë ta përdorë mirë mashtrimin në saje të mprehtësisë së tij, do të krenohet në zemrën e vet dhe do të shkatërrojë shumë vetë që jetonin të sigurt. Do të ngrihet kundër princit të princave e do të thyhet, por jo nga dora njerëzore.



