YouVersion Logo
Search Icon

Zakaria 1

1
Thirrje për pendesë
1Në muajin e tetë të vitit të dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua profetit Zakari, birit të Berekjahut, të birit të Idoit: 2«Zoti u zemërua shumë me etërit tuaj, 3prandaj thuaju: kështu thotë Zoti i ushtrive, kthehuni tek unë, kumton Zoti i ushtrive, e unë do të kthehem te ju, thotë Zoti i ushtrive. 4Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e mëparshëm u patën thënë: “Kështu thotë Zoti i ushtrive, kthehuni, pra, nga udhët e nga veprat tuaja të liga!”, por ata nuk dëgjuan e nuk më përfillën, kumton Zoti. 5Ku janë etërit tuaj tani? Po profetët, a jetojnë përgjithmonë? 6Por, a nuk u dolën etërve tuaj fjalët dhe urdhërimet që unë ua pata dhënë profetëve, shërbëtorëve të mi? Kështu, ata u kthyen e thanë: “Zoti i ushtrive vërtet veproi me ne ashtu siç kishte vendosur të bënte për shkak të udhëve e veprave tona”».
Vegimi i kalorësve
7Në ditën e njëzetekatërt të muajit të njëmbëdhjetë, që është muaji i Shevatit, të vitit të dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua profetit Zakari, birit të Berekjahut, të birit të Idoit. 8Gjatë natës pashë një njeri duke kalëruar mbi një kalë të kuq. Ai qëndronte ndër mërsina, në luginë. Prapa tij ishin disa kuaj të kuq, të kuqërremë e të bardhë. 9E unë thashë: «Çfarë janë këta, imzot?». Engjëlli që po më fliste më tha: «Do të t'i tregoj unë se ç'janë». 10Njeriu, që po qëndronte ndër mërsina, tha: «Këta janë ata që Zoti ka dërguar për të përshkuar tokën». 11Ata i thanë engjëllit të Zotit, që qëndronte ndër mërsina: «E përshkuam tokën e, ja, mbarë toka banon e qetë». 12Atëherë engjëlli i Zotit u përgjigj: «O Zoti i ushtrive, edhe për sa kohë s'do të kesh mëshirë për Jerusalemin e për qytetet e Judës, kundër të cilëve e shfreve zemërimin gjatë këtyre shtatëdhjetë viteve?». 13Zoti iu përgjigj me fjalë të mira e ngushëlluese engjëllit që po fliste me mua. 14Engjëlli që po më fliste më tha: «Shpall e thuaj: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: jam plot xhelozi për Jerusalemin e Sionin. 15Jam shumë i zemëruar me kombet moskokëçarëse. Unë isha i zemëruar vetëm pak, por ata u sollën edhe më keq. 16Prandaj, kështu thotë Zoti: u ktheva drejt Jerusalemit me dhembshuri. Shtëpia ime do të ndërtohet atje, kumton Zoti i ushtrive. Litari matës do të fillojë të përdoret në Jerusalem”. 17Shpall sërish: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: sërish qytetet e mia do të mbushen me të mira. Sërish Zoti do të ketë mëshirë për Sionin dhe sërish do ta përzgjedhë Jerusalemin”».

Currently Selected:

Zakaria 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy