YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 52

52
1Mjeshtrit të korit. Himn i Davidit. 2Kur Doeg Edomiti shkoi te Sauli e i tha se Davidi kishte shkuar në shtëpinë e Abimelekut.
3Përse mburresh me të keqen, o trim?
Mirësia e Perëndisë nuk resht tërë ditën.
4Gjuha jote thur dinakëri,
je mjeshtër i mashtrimit, si brisk i mprehur.
5Të keqen e do më shumë se të mirën,
gënjeshtrën më shumë se të drejtën. selah
6Të pëlqejnë fjalët ngatërrestare
dhe gjuha hileqare.
7Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë përgjithnjë,
do të të mbërthejë e do të të shkulë prej tendës,
do të të zhbijë nga toka e të gjallëve. selah
8Do të shohin të drejtët e do të tremben,
do ta përqeshin e do të thonë:
9«Ja, njeriu, që nuk kërkoi strehë te Perëndia,
por shpresoi te pasuria e tij e madhe
e u bë i fuqishëm me anë të mashtrimit!».
10E unë, si ulliri i gjelbër në tempullin e Perëndisë,
kam besim te mirësia e Perëndisë përjetë e në amshim.
11Do të të përlëvdoj përjetë për gjithçka bëre,
përpara besnikëve të tu,
do të shpresoj tek emri yt, se është i mirë.

Currently Selected:

Psalmet 52: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in