YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 17

17
1Lutje e Davidit.
Dëgjo, o Zot, çështjen e drejtë!
Vëri re klithmës sime,
dëgjoje lutjen time,
që nuk del nga buzë dredharake.
2Prej teje gjetsha drejtësi,
sytë e tu dallofshin të drejtën.
3Shqyrtoje zemrën time natën,
vëmë në provë, por gjë s'do të gjesh.
Kam menduar gjëra në mendjen time,
por goja ime nuk ka nxjerrë ligësi.
4Sa për veprat e njerëzve,
përmes fjalëve të buzëve të tua
e kam ruajtur veten nga udhët e dhunës.
5Hapat e mi kanë qëndruar në shtigjet e tua,
këmbët e mia nuk janë dridhur.
6Ty po të thërras,
përgjigjmu, o Perëndi!
Ktheje veshin nga unë
e dëgjoji fjalët e mia!
7Tregomë mirësinë tënde madhështore,
ti që prej kundërshtarëve shpëton
ata që tek e djathta jote shpresojnë.
8Ruajmë si beben e syrit,
mbulomë nën hijen e krahëve të tu,
9larg të paudhëve që më përndjekin,
armiqve gjakatarë që më kanë rrethuar.
10Janë trashur nga dhjami,
goja e tyre flet tërë mburrje.
11Më gjurmuan e më kanë rrethuar,
m'i kanë ngulur sytë për të më hedhur përtokë.
12Janë si luani, të etur për të gjuajtur,
si këlyshi i luanit, që fshihet e zë pusi.
13Ngrihu, o Zot, dili përpara, mposhte,
shpëtoma jetën prej të paudhit me shpatën tënde.
14Shpëtomë prej vdekatarëve,
me dorën tënde, o Zot,
prej vdekatarëve të kësaj bote.
Mbushua barkun me çfarë ke ruajtur për ta,
që bijtë e tyre të ngopen
e t'u lënë me tepri fëmijëve të tyre.
15E unë, falë drejtësisë sate, do të shoh fytyrën tënde,
do të zgjohem e do të kënaqem me praninë tënde.

Currently Selected:

Psalmet 17: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy