YouVersion Logo
Search Icon

Levitiku 2

2
Flija e drithit
1«Kush dëshiron t'i kushtojë Zotit fli drithi, t'i kushtojë majë mielli. Të derdhë mbi të vaj e t'i vërë përsipër temjan. 2T'ua paraqesë priftërinjve, bijve të Aronit. Prifti ta mbushë grushtin me majë mielli e me vaj, të marrë tërë temjanin e ta shkrumbojë mbi altar si fli përkujtimi. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin. 3Çka mbetet prej flisë së drithit i takon Aronit e bijve të tij. Kjo është një pjesë shumë e shenjtë e flive të zjarrit për Zotin.
4Nëse kushton fli drithi të pjekur në furrë, të kushtojë kuleç me majë mielli, pa tharm, të përzier me vaj, si edhe pite pa tharm të lyera me vaj. 5Nëse kushton fli drithi të pjekur në saç, të jetë me majë mielli përzier me vaj e pa tharm. 6Ndaje në copa e hidhi vaj përsipër. Kjo është flija e drithit. 7Nëse kushton fli drithi të skuqur në tigan, të jetë me majë mielli përzier me vaj. 8Paraqitja Zotit flinë e drithit të gatuar me këto gjëra. Jepja priftit, që ta çojë në altar. 9Prifti të ndajë një pjesë nga flija e drithit e ta shkrumbojë mbi altar si fli përkujtimi. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin. 10Çka mbetet prej flisë së drithit i takon Aronit e bijve të tij. Kjo është një pjesë shumë e shenjtë e flive të zjarrit për Zotin.
11Asnjë nga flitë e drithit që i kushtohen Zotit të mos bëhet me tharm, sepse nuk do të shkrumboni asgjë me tharm apo me mjaltë si fli zjarri për Zotin. 12Këto mund t'ia kushtoni Zotit si prodhime të para, por ato nuk do të vihen mbi altar si fli erëkëndshme. 13Hidhi kripë çdo flije drithi dhe mos e lër flinë tënde të drithit pa kripën e besëlidhjes me Perëndinë tënd. Bashkë me të gjitha flitë e tua, kushto edhe kripën.
14Nëse i kushton Zotit fli drithi të prodhimeve të para, kushtoji kallinj të pjekur në zjarr dhe kokrra drithi të shtypura, si fli drithi të prodhimeve të para. 15Hidhi vaj dhe vendos mbi të temjan. Kjo është fli drithi. 16Mandej, prifti të shkrumbojë si fli përkujtimi një pjesë të kokrrave të shtypura, një pjesë të vajit dhe të gjithë temjanin. Kjo është fli zjarri për Zotin».

Currently Selected:

Levitiku 2: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy