YouVersion Logo
Search Icon

Gjoni 3

3
Jezui dhe Nikodemi
1Mes farisenjve ishte një njeri që quhej Nikodem. Ky ishte njëri nga krerët e judenjve. 2Ai shkoi natën te Jezui e i tha: «Mësues, e dimë se vjen nga Perëndia, se askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, nëse Perëndia nuk është me të». 3Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po të them se ai që nuk lindet përsëri#3.3 ose: lindet prej së larti, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë». 4Nikodemi i tha: «Si mund të lindet përsëri një njeri kur është i thyer në moshë? A mund të hyjë për së dyti në barkun e nënës e të lindet përsëri?». 5Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po të them se ai që nuk lind nga uji e nga Shpirti, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. 6Çfarë lind nga njeriu është njerëzore, çfarë lind nga Shpirti është shpirtërore. 7Mos u çudit se të thashë: “Duhet të lindeni përsëri”. 8Era fryn ku të dojë; ushtimën ia dëgjon, por nuk e di nga vjen e ku shkon. Kështu janë edhe ata që linden nga Shpirti». 9Nikodemi e pyeti: «Si mund të ndodhin këto gjëra?».
10Jezui u përgjigj: «Ti je mësues i Izraelit e nuk i kupton këto gjëra? 11Me të vërtetë po të them: flasim atë që dimë e dëshmojmë atë që kemi parë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë. 12Nëse nuk më besoni kur ju flas për gjërat tokësore, si do të më besoni po t'ju flas për gjërat qiellore? 13Askush nuk është ngjitur në qiell, përveç Birit të njeriut që ka zbritur prej qiellit#3.13 dorëshk. të tjera: Birit të njeriut që është në qiell. 14Ashtu si Moisiu lartësoi gjarprin prej bronzi në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart edhe Biri i njeriut, 15që kushdo që beson në të#3.15 dorëshk. të tjera edhe: të mos humbasë, të ketë jetën e amshuar. 16Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e amshuar. 17Perëndia nuk e dërgoi Birin në botë për ta gjykuar botën, por që bota të shpëtohet nëpërmjet tij. 18Kush beson në të nuk gjykohet, ndërsa kush nuk beson në të është gjykuar tashmë, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.
19Gjykimi është ky: drita ka ardhur në botë, por njerëzit kanë dashur errësirën më shumë se dritën, se veprat e tyre ishin të liga. 20Kush bën gjëra të këqija e urren dritën e nuk del në dritë, që të mos zbulohen veprat e tij. 21Ndërsa kush bën të vërtetën del në dritë, që të shfaqet se veprat e tij janë bërë me fuqinë e Perëndisë».
Jezui dhe Gjon Pagëzori
22Pastaj Jezui shkoi bashkë me dishepujt e tij në krahinën e Judesë. Atje qëndroi për pak kohë me ta e pagëzonte. 23Por edhe Gjoni pagëzonte në Enon, afër Salimit, se atje kishte shumë ujë e njerëzit shkonin tek ai e pagëzoheshin. 24Në atë kohë Gjoni nuk ishte burgosur ende.
25Dishepujt e Gjonit filluan të diskutonin me një jude rreth ritit të pastrimit. 26Ata shkuan te Gjoni e i thanë: «Mësues, ai që ishte me ty përtej Jordanit, për të cilin ti dëshmove, ja, po pagëzon e të gjithë po shkojnë tek ai». 27Gjoni u përgjigj: «Askush nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë prej qiellit. 28Vetë ju keni qenë dëshmitarë kur thashë: “Unë nuk jam Krishti, por jam dërguar përpara tij”.
29Ai që ka nusen është dhëndri, ndërsa miku i dhëndrit, që rri dhe e dëgjon, ngazëllehet nga zëri i dhëndrit. Ky pra është gëzimi im e tani është bërë i plotë. 30Krishti duhet të rritet, ndërsa unë të zvogëlohem».
Ai që vjen nga lart
31«Ai që vjen nga lart është mbi të gjithë, ndërsa ai që vjen nga toka është prej tokës e flet për gjërat e saj. Ai që vjen nga qielli është mbi të gjithë 32dhe dëshmon për atë që ka parë e ka dëgjuar, por askush nuk e pranon dëshminë e tij. 33Kush pranon dëshminë e tij, pohon se Perëndia është i vërtetë. 34Ai që ka dërguar Perëndia, flet fjalët e Perëndisë, se Perëndia ia jep Shpirtin pa masë.
35Ati e do Birin e i ka lënë gjithçka në dorë. 36Kush beson në Birin, ka jetën e amshuar, ndërsa kush nuk i bindet Birit, nuk do ta shohë jetën, por mbetet nën zemërimin e Perëndisë».

Currently Selected:

Gjoni 3: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy