YouVersion Logo
Search Icon

Jeremia 11

11
Besëlidhja
1Fjala që Zoti i drejtoi Jeremisë e i tha: 2«Dëgjojini fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe foluni njerëzve të Judës e banorëve të Jerusalemit. 3Thuaju atyre: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: mallkuar qoftë njeriu që nuk i dëgjon fjalët e kësaj besëlidhjeje, 4që u urdhërova etërve tuaj, kur i nxora nga toka e Egjiptit, nga shkritoret. U pata thënë: dëgjojeni zërin tim dhe zbatoni gjithçka ju urdhërova, që ju të jeni populli im e unë të jem Perëndia juaj, 5që të mund ta mbaj betimin që u bëra etërve tuaj, për t'u dhënë një tokë ku rrjedh qumësht e mjaltë, siç është sot”». Atëherë unë u përgjigja: «Ashtu qoftë, Zot!».
6Dhe Zoti më tha: «Shpall në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jerusalemit të gjitha këto fjalë: dëgjojini fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe zbatojini, 7se fort i porosita etërit tuaj, që nga dita kur i nxora nga Egjipti deri më sot, duke u thënë ta dëgjonin zërin tim. 8Por ata nuk dëgjuan e nuk vunë vesh, përkundrazi, secili ndoqi kryeneçësinë e zemrës së vet të ligë, prandaj ua vura kundër të gjitha fjalët e kësaj besëlidhjeje që u urdhërova ta zbatonin, por nuk e zbatuan».
9 Zoti më tha: «Njerëzit e Judës dhe banorët e Jerusalemit kanë bërë një përbetim. 10Ata iu kthyen ligësive të hershme të etërve të tyre, të cilët nuk deshën t'i dëgjonin fjalët e mia, por shkuan pas perëndive të tjerë e u shërbyen. Shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës e thyen besëlidhjen që unë kisha bërë me etërit e tyre. 11Prandaj, kështu thotë Zoti: ja, po u lëshoj një fatkeqësi, prej të cilës nuk mund të shpëtojnë. Atëherë ata do të më thërrasin, por unë nuk do t'i dëgjoj. 12Qytetet e Judës dhe banorët e Jerusalemit do të shkojnë e do të thërrasin perënditë, të cilëve u kushtojnë temjan, por ata nuk do t'i shpëtojnë, kur t'i ketë zënë fatkeqësia. 13Se sa numri i qyteteve të tua janë edhe perënditë e tua, o Judë. Sa numri i rrugëve të Jerusalemit janë altarët e turpit, altarët për t'i kushtuar temjan Baalit.
14Ti mos u lut për këtë popull. Mos lartëso përgjërime e lutje për të, se nuk do t'i dëgjoj, kur të më thërrasin në fatkeqësinë e tyre. 15Çfarë do i shtrenjti im në shtëpinë time? Ka kryer shumë vepra të liga. A mund të ta shmangë ndëshkimin mishi i kushtuar, që pastaj të ngazëllesh? 16Ulli i harlisur, i bukur e me fryte të shijshme, kështu ta kishte vënë emrin Zoti. Me ushtimën e stuhisë i vuri zjarr e u dogjën degët e tij. 17Zoti i ushtrive, që të mbolli, shpalli fatkeqësinë kundër teje, nga fatkeqësia që i shkaktoi vetes shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës, duke më zemëruar me flinë kushtuar Baalit.
Jereminë e kërcënojnë
18 Zoti ma bëri të ditur dhe unë e mora vesh,
atëherë m'i zbulove veprimet e tyre.
19E unë, si qengj i butë
që e çojnë në thertore,
nuk e dija se sendërgjonin kundër meje:
“Ta shembim pemën sa ka fryte,
ta shkulim nga toka e të gjallëve,
të mos i kujtohet më emri!”.
20O Zoti i ushtrive, gjykatës i drejtë,
ti që veshkat dhe zemrën shqyrton,
ma shfaq hakmarrjen tënde kundër tyre,
se ty ta parashtrova çështjen time.
21Prandaj, kështu thotë Zoti i ushtrive kundër njerëzve të Anatotit që duan të të marrin shpirtin e më thonë: “Mos profetizo në emër të Zotit, që mos të të vrasim me duart tona”. 22Prandaj, kështu thotë Zoti i ushtrive: “Ja, do t'i ndëshkoj. Të rinjtë e tyre do të vdesin prej shpatës. Bijtë e bijat e tyre do të vdesin prej urisë. 23Nuk do të mbesë gjallë askush prej tyre, se do t'u lëshoj fatkeqësinë njerëzve të Anatotit, në vitin e ndëshkimit të tyre”».

Currently Selected:

Jeremia 11: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy