YouVersion Logo
Search Icon

2 Korintasve 1

1
Përshëndetje
1Unë, Pali, apostull i Krishtit Jezu, përmes vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai ynë Timoteu, po i shkruajmë kishës së Perëndisë që është në Korint dhe të gjithë të shenjtëve në mbarë Akainë: 2hiri e paqja e Perëndisë, Atit tonë, dhe e Zotit Jezu Krisht qofshin me ju!
Pali falënderon Perëndinë
3Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë, Jezu Krishtit, Ati i mëshirës dhe Perëndia i çdo ngushëllimi! 4Ai na ngushëllon në të gjitha vuajtjet tona, që edhe ne të mund të ngushëllojmë ata që vuajnë, me ngushëllimin me të cilin na ngushëlloi Perëndia. 5Sikurse janë të shumta vuajtjet e Krishtit për ne, edhe ngushëllimi ynë është i plotë përmes Jezu Krishtit. 6Kur vuajmë, kjo ndodh për ngushëllimin dhe shpëtimin tuaj. Kur Perëndia na ngushëllon, kjo ndodh për ngushëllimin#1.6 dorëshk. të tjera edhe: dhe për shpëtimin tuaj që ju forcon për të mbartur me durim të njëjtat vuajtje që po kalojmë edhe ne. 7Shpresa jonë për ju është e palëkundshme, sepse e dimë se, sikurse merrni pjesë në vuajtjet tona, merrni pjesë edhe në ngushëllimin tonë.
8Vëllezër, nuk duam që të mos jeni në dijeni për vuajtjet që kaluam në Azi, se aty gjendja jonë u rëndua përtej fuqive tona dhe aq shumë, saqë e kishim humbur edhe shpresën për të jetuar. 9Menduam se ishim dënuar me vdekje dhe kjo që të mos shpresonim te vetja, por te Perëndia që ngjall të vdekurit. 10Ai që na shpëtoi nga rreziku i vdekjes, do të vazhdojë të na shpëtojë. Tek ai shpresojmë se do të na shpëtojë, 11por edhe ju do të na ndihmoni me anë të lutjeve tuaja e kështu shumë vetë do të falënderojnë Perëndinë për ne.
Vonesa për në Korint
12Ne krenohemi e për këtë dëshmon edhe ndërgjegjja jonë, se kemi jetuar në botë, e veçanërisht mes jush, me thjeshtësi dhe me sinqeritetin që vjen nga Perëndia, të udhëhequr nga hiri i tij e jo nga urtia njerëzore. 13Nuk po ju shkruajmë gjë tjetër, përveç asaj që lexoni e kuptoni. Unë shpresoj se deri në fund do ta kuptoni plotësisht, 14sikurse deri diku na keni kuptuar edhe ne, se në Ditën e Zotit Jezu ne do të krenohemi me ju dhe ju do të krenoheni me ne.
15Me këtë bindje desha të vija së pari te ju, që të gëzoheshit dyfish. 16Doja të kaloja nga ju për të shkuar në Maqedoni e nga Maqedonia të kthehesha përsëri te ju, që të më përcillnit për në Jude. 17Kur vendosa të bëja kështu, mos vallë po veproja me mendjelehtësi? Mos vallë i marr vendimet sipas gjykimeve njerëzore, që të them «po» e «jo» njëherësh? 18Perëndia dëshmon se fjala jonë për ju nuk ka qenë «po» e «jo» njëherësh, 19se Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, që e shpallëm mes jush unë, Silvani e Timoteu, nuk ishte «po» e «jo» njëherësh. Përkundrazi ai u bë «po-ja» e Perëndisë.
20Përmes Jezuit merr «po» çdo premtim i Perëndisë, prandaj përmes tij ne lavdërojmë Perëndinë duke i thënë «Amen». 21Është vetë Perëndia ai që na forcon bashkë me ju në jetën me Krishtin, ai që na vajos, 22dhe ai që na ka vulosur duke vënë Shpirtin e tij në zemrat tona si kapar.
23Por për këtë thërras Perëndinë si dëshmitar për shpirtin tim: unë nuk u ktheva në Korint, se nuk doja t'ju bëhesha barrë. 24Nuk duam të sillemi si zotër të besimit tuaj, por si bashkëpunëtorë të gëzimit tuaj, meqenëse qëndroni të fortë në besim.

Currently Selected:

2 Korintasve 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy