YouVersion Logo
Search Icon

1 Gjonit 3

3
1Shikoni ç'dashuri të madhe na ka dhënë Ati: të quhemi bij të Perëndisë. Dhe me të vërtetë jemi, prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur as atë. 2Fort të dashur, tani jemi bij të Perëndisë dhe nuk na është shfaqur ende se çfarë do të jemi, por dimë që kur të shfaqet Krishti, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim ashtu siç është. 3Dhe kush ka këtë shpresë tek ai, bëhet i pastër, sikurse është i pastër ai.
4Kush bën mëkat, shkel ligjin, sepse mëkati është shkelja e ligjit. 5Ju e dini se Jezu Krishti u shfaq për të marrë mbi vete mëkatet#3.5 dorëshk. të tjera edhe: tona dhe në të nuk ka mëkat. 6Kush qëndron në të, nuk mëkaton. Kush mëkaton, nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur atë.
7Bijtë e mi, mos t'ju mashtrojë askush! Ai që bën drejtësinë është i drejtë, sikurse është i drejtë Jezu Krishti. 8Ai që bën mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkatoi që nga fillimi. Prandaj u shfaq Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit. 9Kush ka lindur nga Perëndia, nuk bën mëkat, sepse fara e jetës së Perëndisë qëndron në të dhe nuk mund të mëkatojë, meqenëse ka lindur nga Perëndia. 10Ja nga dallohen qartë bijtë e Perëndisë nga bijtë e djallit: kush nuk bën atë që është e drejtë dhe nuk do vëllanë e vet, nuk është nga Perëndia.
Duajeni njëri-tjetrin
11Kjo është porosia që keni dëgjuar që nga fillimi: ta duam njëri-tjetrin, 12jo si Kaini, që ishte nga i ligu dhe vrau vëllanë e vet. Dhe përse e vrau? Ngaqë veprat e tij ishin të liga, ndërsa veprat e vëllait të tij ishin të drejta. 13Mos u habisni, vëllezër, nëse bota ju urren! 14Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit. Ai që nuk ka dashuri mbetet në vdekje.
15Kush urren vëllanë është njeri-vrasës dhe ju e dini se asnjë njeri-vrasës nuk ka më jetë të amshuar. 16Ja si e njohëm dashurinë: Jezu Krishti dha jetën e tij për ne, prandaj edhe ne duhet të japim jetën për vëllezërit tanë. 17Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë? 18Bijtë e mi, të mos duam me fjalë a me gojë, por me vepra dhe me të vërtetë.
Siguri para Perëndisë
19Ja si do ta dimë se jemi nga e vërteta dhe zemra jonë do të ketë siguri para Perëndisë: 20edhe nëse zemra na padit, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh gjithçka. 21Fort të dashur, nëse zemra jonë nuk na dënon, kemi siguri para Perëndisë 22dhe do të marrim prej tij ç'të kërkojmë, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që i pëlqejnë atij. 23Urdhërimi i tij është t'i besojmë emrit të Birit të tij Jezu Krisht dhe të duam njëri-tjetrin siç na urdhëroi ai. 24Ai që zbaton urdhërimet e tij qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të. Nga kjo gjë ne dimë se Perëndia qëndron në ne: nga Shpirti që na dha.

Currently Selected:

1 Gjonit 3: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy