YouVersion Logo
Search Icon

LUKËSË 24

24
KAPTINA XXIV.
1Edhe ditën’ e parë të javësë, fort me natie, erthnë mbi vorr, e prun’ ato aromatë qi kishinë bamë gati, edhe disa të tiera bashkë me ato.
2Edhe gjetnë gurinë rrokullyem prei vorrit.
3Edhe si hynë mbrenda, s’gjetnë korpin’ e Zotit Iesu.
4Edhe këto kur po vritshinë mendienë për këte punë, qe te qindruenë përpara atyneve dy burra me petka qi shkrepëtijshinë.
5Edhe ato kur u frikuenë, edhe ulnë faqenë mbë dhet, thanë tek ato: Përse kërkoni të gjallinë ndër të vdekunit?
6Nuk’ ashtë këtu, por u ngjall. Kujtohi si u pat folunë juve, kur qe por ndë Galile,
7tue thanë, se: I bir’ i nieriut duhetë me u dhanë ndër duer nierëzish fajtorë, edhe me u kryqëzuem, edhe të tretënë ditë me u ngjallunë.
8Edhe u ranë ndër mend atyne fjalët’ e ati.
9Edhe si u këthyenë prei vorrit, u dhanë za për gjithë këto të nji-mbë-dhetëvet edhe gjithë të tierëvet.
10Edhe ishinë Maria Magdalena edhe Ioanna edhe Maria e ama Iakobit edhe të tieratë bashkë me ato, të cillat’ u thoshin’ apostujvet këto fjalë.
11Por fjalët’ e atyneve u duknë përpara atyneve porsi marri, edhe nuk’ u zijshinë besë atyneve.
12Edhe Pietri u ngrit, e voiti me vrap ndë vorr; edhe u ul e pa pëlhuratë ku ishinë për dhe vetëmë, edhe iku tue u mërekulluem me vetëvetëhe për këte punë.
13Edhe qe dy vetë prei atyneve tek ishinë tue votunë nd’ate ditë mbë nji katund qi quhetë Emmaus, gjashtë-dhetë stade lark prei Ierusalemit.
14Edhe ata flisinë ndërmiet atyneve për gjithë këto punë qi kishinë gjaitunë.
15Edhe kur po flisnin’ e po haheshinë njiani me tietrinë, u afrue edhe ai Iesui vetë, e shkonte bashkë me ata.
16Por syt’ e atyneve mbaheshinë për mos me e ngjofunë.
17Edhe ai u tha atyne: Qish janë këto fjalë qi flitni njiani me tietrinë tue ecunë, edhe jeni të vranëtë?
18Edhe njiani, qi e kishte emninë Kleopë, u përgjeq, e i tha: Vetëmë ti qenëke i huej ndë Ierusalemë, edhe s’pasëke marrë vesht se qish janë bamë nd’ate ndër këto ditt?
19Edhe ai u tha atynë: Cillatë? Edhe ata i thanë: Punët’ e Iesu Nazoreasit, i cilli qe nji nieri profet, edhe i fortë ndë punë e ndë fjalë përpara Perëndisë edhe gjithë popullit;
20e se si Krye-priftënit’ edhe të parëtë t’anë e dhanë ndër duer mbë mundim vdeket, edhe e kryqëzuenë.
21Edhe na shpërejshim se ai asht’ ai qi kishte me shpërblemë Israelinë. Por mbi gjithë këto, sot asht’ e treta ditë, çë kurë se u banë këto.
22Por edhe disa gra prei nesh na habitnë, të cillatë votnë heret me natie ndë vorr;
23edhe mbassi s’gjetnë korpin’ e ati, erthnë, tue thanë, se kishinë pam’ edhe nji të dukun’ engjujsh, të cillëtë thanë se ai rron.
24Edhe disa prei nesh shkuenë ndë vorr, edhe gjetnë kështu, sikurse than’ edhe gratë, por ate nuk’ e panë.
25Atëherë ai u tha atyne: O të marrë, edhe të vonë ndë zemërë për më besuem gjith’ ato qi folnë profetënitë!
26Nukë duhei me pësuem këto Krishti, edhe me hymë ndë laft të vet?
27Edhe filloi çë prei Moiseut, edhe çë prei gjithë profetënavet, e u sgjithte atyne ato qi ishinë shkruem për ate ndëpër gjithë shkronjat.
28Edhe u afruenë ndë katund, atie ku po veishinë; edhe ai bani qense kishte për me votunë ma tej.
29Por ata e ngutnë tepërë, tue thanë: Mbet bashkë me ne, sepse u ba mbramie, e u thye dita. Edhe ai hyni për me mbetunë bashkë me ata.
30Edhe si ndejti ndë mësallë bashkë me ata, muer bukën’, e bekoi, edhe e theu, e ua dau.
31Atëherë u çelnë sytë atyne, edhe e ngjoftnë, por ai hupi prei sysh atyneve.
32Edhe ata i thanë njiani tietrit: Nukë digjei zemëra jonë ndër ne, kur na fliste mb’udhë, edhe kur na sgjithte shkronjatë?
33Edhe u ngritnë ate orë, e u këthyenë ndë Ierusalemë, edhe gjetnë mbëledhunë bashkë të nji-mbë-dhetëtë, edhe ata qi ishinë me ata,
34tue thanë se për të vërtet Zoti u ngjall, edhe u duk te Simoni.
35Edhe ata diftojshinë ç’punë gjaitnë mb’udhë, edhe qysh u ngjoft tek ata mbë të thyemit bukësë.
36Edhe ata kur po flisinë këto fjalë, ai Iesu vetë qindroi ndë miedis t’atyneve; edhe u tha atyne: Paqtim mbë ju.
37Por ata u tremnë e u frikuenë, sepse u dukei, se po shifinë frymë.
38Edhe ai u tha atyne: Përse jeni të përziemë? Edhe përse hipinë kujtime ndër zemërat tueja?
39Shifni duert’ e mia, edhe kambët’ e mia, se unë jam ai vetë: më prekni edhe shifni, se fryma s’ka mish e eshtëna, sikurse shifni mue qi kam.
40Edhe si tha këte, u diftoi duert’ edhe kambëtë.
41Por ata kur s’po besojshinë prei gëzimit, edhe mërekulloheshinë, u tha atyne: Keni ndonji gja send për me ngranë këtu?
42Edhe ata i dhanë nji copë peshku të piekunë, edhe peta dylli me mialtë.
43Edhe ai muer, e hangër përpara atyneve.
44Mbasandai u tha atyne: Këto jan’ ato fjalëtë qi u fola juve, kur ishiem bashkë me ju, se duhetë me u mbushunë gjith’ ato qi janë shkruem ndë ligjët të Moiseut, edhe ndë profetënit, edhe ndë psallmat për mue.
45Atëherë u hapi mendien’ atyne për me marrë vesht shkronjatë.
46Edhe u tha atyne, se kështu ashtë shkruem, edhe kështu duhei me pësuem Krishti, edhe me u ngjallunë prei së vdekunish të tretënë ditë;
47edhe me u predikuem mb’emënë t’ati pendesë edhe ndëjesë fajesh mbë gjithë kombet, zanë fillë çë prei Ierusalemit.
48Edhe ju jeni deshmitarë për këto.
49Edhe qe unë te dërgoj të zotënuemën’ e t’im et mbi ju; edhe ju rrini ndë qytet të Ierusalemit, ngjysh sa të visheni me fuqi prei së nalti.
50Mbasandai i nxuer jashtë ngjysh ndë Bethani, edhe ngriti duert’ e veta, e i bekoi.
51Edhe ai tue bekuem ata, u da prei atyneve, edhe bihei nalt ndë qiell.
52Edhe ata si e adhuruenë, u këthyenë ndë Ierusalemë me gëzim të math.
53Edhe ishinë gjithënji ndë tempull, tue lavduem e tue bekuem Perëndinë. Amen.

Currently Selected:

LUKËSË 24: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy