YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 69

69
Mbë të parinë kënkëtuar mbi Shoshanim. Psallm’ e Dhavidhit.
1Shpëto-më, o Perëndi, sepse hynë ujëra gjer ndë shpirt t’im.
2U kredha ndë baltë të thellë, ndek nuk’ është vënd për të qëndruarë; harriva ndë të thellat’ e ujëravet, edhe rriedhëja më mbuloi.
3U lodha së bërtituri, m’u ngjir gurrmazi, m’u lothnë sytë së prituri Perëndinë t’im.
4Ata që më kanë mëri pa punë u shumuanë më tepërë se qimet’ e kresë s’ime, u bënë të fortë arëmiqt’ e mi, që më ndiekënë pa udhë, atëhere unë ktheva ç’nukë rrëmbeva.
5O Perëndi, ti ngjeh marrëzinë t’ime, edhe fajet’ e mi s’janë fshehurë prej teje.
6Mos u turpërofshinë për punët t’ime ata që të presënë, o Zot Perëndia i fuqivet, as mos u turpërofshinë për punët t’ime ata që të kërkonjënë, o Perëndia i Israillit.
7Se për punët tënde durova çpërnderim, turpëja më mbuloi faqenë.
8U bësh far’ e huaj ndë vëllazërit’ e mi, edhe i huaj ndë të bijt’ e ëmësë s’ime.
9Se zilia e shtëpisë s’ate më hëngri, edhe çpërnderimet’ e atyreve që më çpërnderonjënë ranë mbi mua.
10Edhe qjava (duke munduarë) shpirtinë t’im me agjërim, po (këjo) m’u bë për çpërnderim.
11Edhe bëra thesnë petkë, edhe u bëshë përrallëzë ndër ata.
12Ata që rrinë ndëpër dyert, flisinë kundrë meje, edhe ata që pijnë verë më këndonjinë kënkë.
13Po unë (dërgonj) të faluritë t’im nde ti, o Zot, kohë pëlqimi është, o Perëndi, për të shumëtit’ e përdëllimit tënt ndigjo-më, për të vërtetën’ e shpëtimit tënt.
14Shpëto-më nga balta, që të mos kredhem, shpëtofsha prej atyreve që më kanë mëri, edhe nga thellësirat’ e ujëravet.
15Mos më mbuloftë të rriedhurët’ e ujëravet, as mos më përpiftë thellësira, edhe pusi mos mbylltë grykën’ e ti mbi mua.
16Ndigjo-më, o Zot, se përdëllimi yt ësht’ i mirë; pas të shumëtit të dhëmburavet tua, hith sytë mbi mua.
17Edhe mos kthe mbënjanë faqenë tënde prej shërbëtorit tënt, se jam shtrënguarë; ndigjo-më shpejt.
18Afrohu nde shpirti im, edhe shpërbli atë, për punët të arëmiqet mi ruaj-më.
19Sepse ti ngjeh përnderiminë t’im, edhe marrëzinë t’ime, edhe turpëjenë t’ime, gjithë ata që më shtrëngonjënë janë përpara teje.
20Çpërnderimi më theu zëmrënë, edhe jam i mjerë; edhe prita ndonjë të rëkonjë bashkë me mua, po nukë qe, edhe ngushëllimtarë, po nukë gjeta.
21Edhe më dhanë t’ëmblëth për të ngrënë, edhe më dhanë të pi uthullë ndë etëjet t’ime.
22Truveza e atyreve u bëftë përpara atyreve për kurth, e për çpagim, e për lak.
23Syt’ e atyreve u errësofshinë, për të mos parë, edhe kërrus kurriz’ e atyreve për kurdo.
24Derth mërinë tënde mbi ata, edhe i zëntë zëmërimi i mërisë s’ate.
25U shkretoftë vëndi të ndënjurit atyreve; edhe mos pastë kush të rrijë ndë tendat t’atyreve.
26Sepse ata ndoqnë atë që godite ti, edhe flasënë për të dhëmburat e atyreve që plagose.
27Shto pa-udhëri mbi pa-udhërin’ e atyreve, edhe mos hyfshinë ndë drejtërit tënde.
28U shofshinë nga vivlia e të gjallëvet, edhe mos u shkrofshinë bashkë me të drejtët.
29Po unë jam dorë-hollë edhe i hidhëruarë, shpëtimi yt o Perëndi, më harriftë.
30Do të lavduronj emërin’ e Perëndisë tim me kënkë, edhe do t’e madhonj me lavdurim.
31Edhe do t’i pëlqenjë Zotit më tepërë, se viç i ri, që ka brirë e thundra.
32Dorë-hollëtë do të shohënë, e do të gëzonenë, kërkoni Perëndinë, edhe do t’u rronjë zëmëra.
33Sepse Zoti do të ndigjonjë dorë-hollëtë, edhe nukë heth poshtë të lidhurit’ e ti.
34Le të lavduronjënë atë qiejtë, edhe dheu, deti edhe gjithë ato që lëvisnjënë nd’atë.
35Se Perëndia do të shpëtonjë Sionënë, edhe do të ndërtonjë qytetet’ e Judhësë, edhe do të rrinë atie, edhe do të trashëgonjënë atë.
36Edhe far’ e shërbëtorëvet tu do të trashëgonjënë atë, edhe ata që duanë emërinë tënt do të rrinë nd’atë.

Currently Selected:

Psalltiri 69: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in