YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 67

67
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth. Psallmë kënke.
1Perëndia na përdëlleftë, e na bekoftë! Ndrittë faqen’ e ti mbë ne. Sellah.
2Që të ngjihet’ udha jote ndë dhet, shpëtimi yt ndër gjithë kombet.
3Le të lavduronjënë llauzet’, o Perëndi, le të lavduronjënë gjithë llauzetë.
4U gëzofshin’ e u ngazëllofshinë kombetë, se do të gjykonjç llauzetë me drejtëri, edhe do t’u heqç udhënë kombevet ndë dhet. Sellah.
5Le të lavduronjënë ty llauzet’, o Perëndi, le të lavduronjënë gjithë llauzetë.
6Dheu ka për të dhënë pemën’ e ti, do të na bekonjë Perëndia, Perëndia ynë.
7Do të na bekonjë Perëndia, edhe gjith’ anët’ e dheut do t’i kenë frikënë.

Currently Selected:

Psalltiri 67: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in