YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 45

45
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Shoshannim, për të bijt’ e Koreut, Mashhill: kënkë për të dashurinë.
1Zëmra ime buron fjalë të mirë, un’ i them mbëretit: punët’ e mia, gjuha ime është pëndë shkronjësi që shkruan hollë.
2Ti je më i bukurë se të bijt’ e njierëzet, u derth gas ndë buzët tënde, përandaj të bekoi Perëndia për gjithë jetënë.
3Ngjish shpatënë tënde përmbi kofshët, o i fortë, ndë lavdurit tënde, e ndë madhërit tënde.
4Edhe shko mbarë ndë madhërit tënde, edhe mbëretëro ndë të vërtetë, e ndë butësi, e ndë drejtëri, edhe e diathta jote do të të dëftenjë punë të maniçime.
5Shigjetat’ e tua janë të prehëta, llauze do të bienë ndënë ty, (edhe ato shigjeta do të futenë) ndë zëmrë t’arëmiqet mbëretit.
6Froni yt, o Perëndi, është ndë jetët të jetësë, shkop drejtërie është shkopi mbëretërisë s’ate.
7Deshe drejtërinë, edhe more mëri shtrëmbërinë, përandaj të leu Perëndia, Perëndia yt, me vaj gëzimi më tepërë se pjesëtarët’ e tu.
8Gjithë të veshurat’ e tua (bien erë) smyrne edh alloje edhe kassie, (kur del) nga pallatet e elefantra, andej ku të gëzuanë.
9Bija mbëretrish ishinë ndër të nderçurat e tua, mbëretëresha qëndroi së diathtash tua veshurë me petkë prej ar ofiri.
10Ndigjo, o bijë, edhe shih, edhe ul veshnë tënt, edhe harro llausnë tënt, edhe shtëpin’ e tyt-et;
11edhe mbëreti ka për të dëshëruarë bukurinë tënde, se ay ësht’ yt-zot: edhe adhuro atë.
12Edhe e bij’ e Tyrësë (do të dalë përpara) me dhurata, të pasurit’ e llauzit do t’i lutenë faqesë s’ate.
13Gjithë lavdia e së bijësë mbëretit është së brendëshëmi, petk’ e asaj ësht’ e endurë me ar.
14Do të biretë te mbëreti veshurë me petkë të qëndisurë; vërgjëreshatë shoqet’ e asaj, pas asaj, do të birenë te ti.
15Do të birenë me gëzim e me ngazëllim, do të hynjënë ndë shtëpi të mbëretit.
16Ndë vënt të atrëvet tu do të jenë bijt’ e tu, do t’i vësh urdhëratës mbi gjithë dhenë.
17Do të kujtonj emrinë tënt ndë gjithë brezat, përandaj do të të lavduronjënë llauzetë ndë jetët të jetësë.

Currently Selected:

Psalltiri 45: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy