YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 44

44
Mbë të parinë kënkëtuar, për të bijt’ e Koreut, Mashhilll.
1O Perëndi, me veshët t’anë ndigjuam, edhe atëritë t’anë na dëftyenë punënë që punove ndë ditt t’atyreve, ndë ditt të moçime.
2Ti nxore jashtë kombe me dorët tënde, edhe i mbolle, shtrëngove llauze edhe i përzure.
3Sepse nukë trashëguanë dhenë me anë të shpatësë tyre, edhe krahu i atyreve nukë i shpëtoi, po e diathta jote, edhe krahu yt, edhe drit’ e faqesë s’ate, se i pëlqeve.
4Ti vetë je mbëreti im, o Perëndi, që urdhëron shpëtimet’ e Jakovit.
5Me anë tënde do të shtyjmë arëmiqtë t’anë, me anë të emërit tënt do të vëmë poshtë ata që ngrihenë kundrë nesh.
6Sepse nukë do të shpërenj mbë hargunë t’im, edhe shpata ime nukë do të më shpëtonjë.
7Sepse na shpëtove prej arëmiqet t’anë, edhe turpërove ata që na kanë mëri.
8Gjithë ditënë do të mburremi mbë Perëndinë, edhe do të lavdurojm’ emërinë tënt për gjithë jetënë. Sellah.
9Po tani na hodhe tej, edhe na turpërove, edhe nukë del më, o Perëndi, bashkë me fushatat t’ona.
10Na bëre të kthenemi për së prapi përpara arëmiqet t’anë, edhe ata që na kanë mëri rrëmbenjënë për vetëvetëhenë.
11Na dhe posi dhëntë për të ngrënë, edhe na përndave ndëpër kombet.
12Shite llausnë tënt pa nder, edhe nukë shtove (pasëjenë tënde) prej të shituravet atyre.
13Na bëre çpërnderim ndë fëqinjët t’ona, të përdredhurë buzëtë e të përqeshurë ndër ata që janë rreth nesh.
14Na bëre përrallëzë ndër kombetët, të tundurë kryetë ndër llauzet.
15Gjithë ditënë turpi im është përpara meje, edhe turpëria e faqesë s’ime më mbuloi.
16Për zën’ e ati që qërton e shan, për arëmiknë edhe çpagë-marrësinë.
17Gjithë këto erthnë mbi ne, po nukë të harruam, edhe nukë duallëm nga udh’ e dhiatësë s’ate,
18edhe nuk u kthye prapë zëmëra jonë, as nxuarëm çapetë t’anë jashtë udhësë s’ate,
19ndonëse na dërrmove ndë vënt të drangonjëvet, edhe na mbulove me hijen’ e vdekëjesë.
20Ndë harronim emërin’ e Perëndisë t’ënë, edhe ndë shtrinim duartë t’ona mbë perëndi të huaj,
21nukë do t’i kërkontej këto Përëndia? Sepse ay ngjeh të fshehëtat’ e zëmrësë.
22Se për punët tënde vritemi gjithë ditënë, u numëruam si dhëntë për të therurë.
23Çohu, ç’fle, o Zot? Ngreu, mos na hith tej për kurdo.
24Ç’kthen faqenë tënde mbë-nj’-anë? Harron varfërinë t’ënë edhe shtrëngimnë t’ënë?
25Se na u përgjunj shpirti gjer ndë pluhurë, barku na u ngjit për dhe.
26Ngreu të na ndihç, dhe shpërble-na për përdëllimnë tënt.

Currently Selected:

Psalltiri 44: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy