132
Kënk’ e shkallëvet.
1Kujto, o Zot, Dhavidhë, edhe gjithë mundimet’ e ati,
2si bëri be mbë Zonë, edhe bëri uratë mbë të fortinë (Perëndin’) e Jakovit:
3Nukë do të hynj ndë tendët të shtëpisë s’ime,
4nukë do të hipënj ndë shtrat të shtresësë s’ime, nukë do të ap gjumë syvet mi, e të dremiturë qepallavet mia,
5gjer sa të gjenj vënt për Zonë, të ndënjurë për të fortinë (Perëndin’) e Jakovit.
6Na ndek ndigjuam për atë ndë Efratha, gjetëm atë ndër fushat të pyllit.
7Le të ryjmë ndë tendat të ati, le të adhurojmë ndë vënt, që shkelnë këmbët’ e ti.
8Ngreu, o Zot, ndë të prëjturit tënt, ti edhe arka e fuqisë s’ate.
9Priftërit’ e tu le të vishenë me drejtëri, edhe të drejtët’ e tu le të gëzonenë.
10Për punë Dhavidhit shërbëtorit tënt, mos kthe mbë-nj’-anë faqen’ e të lyerit tënt.
11Zoti u betua Dhavidhit me të vërtetë, edhe nukë do të kthenjë prapë fjalënë. Prej pemësë barkut tënt do të vë mbë fronë tënt.
12Ndë ruajtishinë bijt’ e tu dhiatënë t’ime, edhe ato martyrit’ e mia që do t’u mësonj, edhe bijt’ e atyre do të rrinë gjithë jetënë mbë fronë tënt.
13Se Zoti cgjodhi Sionënë, i pëlqeu të rrijë nd’atë.
14Këta është të prëjturitë t’im ndë jetë të jetësë, këtu do të rri, se më pëlqeu.
15Do të bekonj fort të ngrënët’ e asaj, dorë-hollët’ e asaj do t’i nginj me bukë,
16edhe do të vesh priftërit’ e asaj me shpëtim, edhe të drejtët’ e asaj do të gëzonenë me gëzim.
17Atie do të bënj t’i binjë Dhavidhit bri; bëra gati kandile për të lyerinë t’im.
18do të vesh arëmiqt’ e ati me turpëri, po mb’atë do të lulëzonjë kuror’ e ati.